Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Daçiq: Kam kërkuar që seanca për Kosovën të jetë e hapur, të dëgjohet fjalimi i Vuçiq

Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka njoftuar sot se Guajana, kryesuese e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka vendosur që seanca e së enjtes për Kosovën të jetë e hapur. Daçiç ka thënë për televizionin serb RTS, se pas bisedës që ka pasur me ministrin e jashtëm të Guajanës, ky vend, ka udhëzuar kreun e […]
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka njoftuar sot se Guajana, kryesuese e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka vendosur që seanca e së enjtes për Kosovën të jetë e hapur.
Daçiç ka thënë për televizionin serb RTS, se pas bisedës që ka pasur me ministrin e jashtëm të Guajanës, ky vend, ka udhëzuar kreun e misionit në OKB të caktojë një seancë në format të hapur, pa votim.
“Ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht, por sipas informacioneve që kemi, Guajana ka vendosur që seanca të jetë e hapur, ende nuk është bërë e ditur zyrtarisht në faqen e Këshillit të Sigurimit, por kemi marrë informacion nga ministri i jashtëm i Guajanës se anëtarët e Këshillit të Sigurimit kanë pranuar vendimin e Guajanës për të caktuar një seancë të hapur.
Është shumë me rëndësi që presidenti ynë, Aleksandër Vuçiç, të flasë në një seancë të hapur dhe fjalimi i tij të jetë i dukshëm, që të gjitha “arsyet dhe argumentet” përse kërkuam seancë urgjente të dëgjohen nga të gjithë.
Ai ka pretenduar se në dy ditët e fundit ka pasur lojëra intensive prapaskenash dhe presione brenda Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kryesuesja e këtij organi, që është Guajana, të caktojë një seancë të mbyllur.
“Vendet perëndimore dhe vendet e BE-së kërkuan që seanca të jetë e mbyllur për arsye që “i dinë vetëm ata”. Për ne kjo ishte një luftë shumë e vështirë që e fituam”, tha Daçiç.












