Ligji për KPM-në, Tahiri ka disa pyetje për Besnik Bislimin

Besnik Tahiri i AAK-së, pati një seri pyetjesh për zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi lidhur me projektligjin për KPM-në. “Si i përgjigjeni akuzave të drejtpërdrejta që shteti po do me i marrë nën kontroll mediat online. Pse këto organizata nuk duhet të funksionojnë si OJQ por detyrohen të kthehen në biznese. Këtu po i japim një rol […]
“Si i përgjigjeni akuzave të drejtpërdrejta që shteti po do me i marrë nën kontroll mediat online.
Pse këto organizata nuk duhet të funksionojnë si OJQ por detyrohen të kthehen në biznese.
Këtu po i japim një rol KPM-së. Me thënë të drejtën kur ka ardhë kryetari, ka pasë një rol të mirë, ka tregu integritet. Kur shohim KPM, ja shohim buxhetin, kapacitetin, e ju po i jepni edhe një detyrë shtesë KPM-së.
Po e rritni numrin e anëtarëve prej 7 në 11, për çfarë arsye, a mundet dikush me ma tregu qeverisjen korporatave mbi Bordin e një Komisioni të pavarur kushtetues? A po don me e bë ma llugë aty a cka?
Emrat e anëtarëve të KPM-së zgjidhen në Kuvend, prej shumicës, sot është VV nesër dikush tjetër dhe mandati po iu rritet juve. Po shkon prej 4 e deri në 8 vjet, shumë është kjo, nuk duhet me i dhanë kërkujt mandati në këtë formë.
Çështja tjetër që është diskutu, është pa si sulm ndaj fjalës së lirë. Ka dy tri institucione që kanë dhënë qëndrime ndaj kësaj teme.
Nuk jam idhtar me i çu ligjet meniherë dikun, ta shterrim qitu ni herë. A është në rregull prej 4 vjet me iu dhanë mandat 8 vjet. A është në rregull prej 7 anëtarëve në 11? A është në rregull?
Puna e vetërregullimit është trajtu në vende të ndryshme, për shembull Finlanda ka pasë debat të madh rreth kësaj teme. Edhe qeveria e Shqipërisë është mundu pak a shumë ngjashëm por është goditë ashpër nga organizata të ndryshme ndërkombëtare.
E them me përgjegjësi të plotë që ky draftligj ka pasë një mungesë të madhe të transparencës”, tha ai./Periskopi












