Latifi me informacion të papublikuar më parë: Atentati i planifikuar ndaj Kadri Veselit më 2015, ja si na informuan kroatët

Profesori dhe analisti Blerim Latifi, që ka qenë edhe këshilltar i Kadri Veselit, në kohën kur ai ka qenë kryetar i Kuvendit të Kosovës. Ai thotë se në vitin 2015, Veseli u kërcënua në Kroaci dhe tregon se pse ky informacion nuk ishte publikuar kurrë. “Në vitin 2015, kam qenë në zyrë të kryetarit të […]
“Informacioni duket serioz. Por, krejt informacionet serioze, standardet janë të përcaktume dhe publikimi, forma se si është publiku, është e gërditshme.
Informacioni në public ka dalë me u pa si fake neës total.
Prej një informacioni që ka qenë serioz, ka dalë si fake neës. Informacione për kërcënime ka pasë në vazhdiëmsi edhe fatkeqësisht ka me pasë.
Informacioni total fake neës ka dalë në publik në medium publik në kohën kur kryeministri edhe më tutje ka qenë në Shkup, në vendin e ngjarjes.
Pyetja elementare është kush përfiton? Kur del kështu një informacion dhe ambalazhohet ashtu.
Kosova në rajon ka shtete që në disa fusha janë miqësore, në disa armiqësorë dhe në disa krejt neutrale.
Dikush ka mendu që me publikimin e këtij lajmi mundet me vendosë epëri edhe ndaj shteteve tjera.
Por forma se si është publiku, e ka dëmtu informacionin.
E ka dëmtu edhe institucionin që e ka dhënë atë informacion.
Më e keqja, qeveria e Maqedonisë, ka dalë ka thënë se nuk kemi informacion se ka pasë plan për atentant.
Nëse jemi partner me Maqedoninë, qeveria udhëhiqet prej një shqiptari, si është e mundur që Qeveria e Maqedonisë po thotë se nuk kemi informacione të tilla”, tha ai/Periskopi/












