Kusari: Projektligji i ri, vazhdimësi e qasjes armiqësore të VV-së ndaj gazetarëve

Kusari: Projektligji i ri, vazhdimësi e qasjes armiqësore të VV-së ndaj gazetarëve

Juristja e mediave, Flutura Kusari, tha se projektligji i ri i Qeverisë Kurti, është vazhdimësi e qasjes armiqësore të Vetëvendosjes ndaj mediave dhe gazetarëve. “Projektligji duhet të shihet si vazhdimësi e qasjes armiqësore së partisë në pushtet, Vetëvendosje ndaj mediave dhe gazetarëve për t’i disiplinuar. Ju do të dëgjoni në vijim nga Qeveria se kinse […]

Juristja e mediave, Flutura Kusari, tha se projektligji i ri i Qeverisë Kurti, është vazhdimësi e qasjes armiqësore të Vetëvendosjes ndaj mediave dhe gazetarëve.

“Projektligji duhet të shihet si vazhdimësi e qasjes armiqësore së partisë në pushtet, Vetëvendosje ndaj mediave dhe gazetarëve për t’i disiplinuar.

Ju do të dëgjoni në vijim nga Qeveria se kinse ligji është përafruar me direktivën AVMS, ju ftoj të mos bini ne atë kurth sepse direktiva nuk parasheh askund që mediat online duhet të licensohen.

Asnjë palë e interesit nuk është konsultuar gjatë kohës së draftimit.

Kërkojmë nga Zyra e Kryeministrit që ta tërheq projektligjin nga Kuvendi”, tha ajo, përcjell Periskopi.

Kështu deklaroi juristja e njohur e mediave, Flutura Kusari në një konferencë të jashtëzakonshme për media:

“Projektligji për KPM-në është aprovuar në mbledhjen e qeverisë katër ditë para vitit të rid he është publikuar në faqen e ZKM pas kërkesës tonë që dokumenti të jetë pblik

Për herë të parë në historinë e Kosovës, ndryshon radikalisht mënyra e rregullimit të mediave online që publikojnë video, ne e dimë që gati të gjitha mediat publikojnë video, nga sistemi i vetërregullimit që e kemi në Kosovë në rregullim shtetërorë, duke i detyruar ato që ti nënshtrohen rregullimit shtetëror.

Ndryshimet ligjore që arsyetohen kinse në emër të përafrimit të legjislacionit tonë me atë evropian, janë në kundërshtim flagrant me standardet e Këshillit të Evropës.

Nën 1, mediat online do t’i nënshtrohen licencimit shtetërorë nga KPM

Mediat online do të detyrohen që të hapin kompani për t’i plotësuar kërkesat e regjistrimit

Mediat online do t’i nënshtrohen regjimit të gjobave deri në 40 mijë euro dhe ne e dimë që 40 mijë euro është e mjaftueshme me e mbyllë secilën media online.

Ajo që kemi pa me këtë propozim se iniciativa e zyrës Ligjore të Kryeministrit është iniciativë për të kontrolluar mediat online nëpërmjet licencnimit dhe është sulm i radhës ndja lirisë së mediave.

Aparati shtetëror do të përdoret lehtësisht ndaj secilit medium me kërcënimin e gjobës prej 40 mijë euro, që rrezikon ta mbyllë secilin medium”, tha ajo, përcjell Periskopi.

Kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, deklaroi:

“Qeveria do ta procedojë dhe priten zhvillime javën e ardhshme dhe kemi ftuar këtë konferencë të jashtëzakonshme për t’i bërë publike vërejtjet tona për këtë ligj.

Që nga fillimi kemi qenë në kontakt të vazhdueshëm për ti bërë publike kundërshtimet tona.

Përpjekje e qeverisë që t’i sulmojë mediat dhe t’i kontrollojë ato sepse parashihet që KPM t’i monitorojë, kontrollojë dhe ndëshkojë mediat online që kanë përmbajtje të videove.

Ne e konsiderojmë këtë si sulm të lirisë së mediave.

Ftojme qeverinë që të tërhiqet nga këto ndryshime dhe të ftojë akterët, mediat e shoqërinë civile që të jenë në gjendje ta bëjnë punën e tyre pa presion politik”, tha ai./Periskopi

Qeveria Kurti lëshon kthetrat ndaj mediave: Projekligji synon t’i fusë nën kontroll mediat online, parasheh gjoba deri në 40 mijë euro

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?