Kurti: Qeveria e ka ndarë buxhetin e nevojshëm për regjistrimin e popullsisë

Kreu i ekzekutivit Albin Kurti, ishte i pranishëm në takimin e organizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës me titull “regjistrim i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë 2024”. Kryeministri shpreh se regjistrimi është angazhim i qeverisë për të adresuar nevojat e qytetarëve pa dallim dhe baza për vendime të cilët do të ndikojnë […]
Kryeministri shpreh se regjistrimi është angazhim i qeverisë për të adresuar nevojat e qytetarëve pa dallim dhe baza për vendime të cilët do të ndikojnë në të ardhmen e Kosovës.
“Regjistrimi siguron të dhëna të sakta dhe të plota demografike, socio-ekonomike dhe gjeografike, të cilat janë thelbësore për vendimmarrjen e informuar në çdo nivel. Këto statistika ndihmojnë në orientimin e politikave dhe shërbimeve për të mirën e qytetarëve, duke rritur transparencën dhe llogaridhënien në demokraci. Ato gjithashtu ndihmojnë në alokim më efikas të burimeve për shërbime që i ofron sektori publik”, deklaroi Kurti.
Kurti po ashtu e rikonfirmoi angazhimin e qeverisë ndaj procesit të regjistrimit të popullsisë.
“Qeveria e ka ndarë buxhetin e nevojshëm, ka ofruar hapësira për trajnime dhe ka siguruar logjistikën, duke u angazhuar në bashkërendim ndërinstitucional dhe ndërkombëtar për të garantuar një regjistrim cilësor dhe gjithëpërfshirës”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.












