Kurti i kundërpërgjigjet Vuçiqit në OKB: Serbia kreu gjenocid në Kosovë e Srebrenicë, dhunën e përdori si mjet lufte

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në paraqitjen e tij të parë në OKB, përballë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia ka urdhëruar dhe kryer gjenocid në Kosovë dhe Srebrenicë. Ai para të pranishmëve, ka përmendur faktin se si Serbia ka përdorur edhe dhunimet si mjet lufte në Kosovë. ”Serbia ka urdhëruar ka planifikuar […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në paraqitjen e tij të parë në OKB, përballë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia ka urdhëruar dhe kryer gjenocid në Kosovë dhe Srebrenicë.
Ai para të pranishmëve, ka përmendur faktin se si Serbia ka përdorur edhe dhunimet si mjet lufte në Kosovë.
”Serbia ka urdhëruar ka planifikuar tortura, dhe kryer gjenocid në Srebrenicë dhe Kosovë. Ka kryer dhunime. Dhe dhunimet i ka përdorur si mjet lufte”.
”Të gjitha këto janë pretendime të rrejshme të persekutimeve nga një vend që është i njohur që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit XX”.
”Kosova doli nga lufta si simbol i luftës për dinjitet dhe triumf i të drejtave të njeriut”.
”Nuk kemi qenë të trishtuar, kemi ndërtuar vetën në një shoqëri shumëetnike dhe shumëkulturore me një shtet që sheh përpara dhe është solid demokratik”.
”E kemi kthyer këtë rritje në pakon më të madhe fiskale”.
”Kosova është storje suksesi e ndërhyrjes së NATO-s, në 1999. Ky përparim është theksuar nga organizata të shumta ndërkombëatare”.
”Jemi përmirësuar më 22 vende në më pak se dy vjet. Ne me krenari themi se zbatojmë në masat më të larta, Kushtetutën sa i përket pakicave. Serbët në Kosovë kanë 10 nga 38 komuna, mbi 25% të tyre”.












