Kurti flet në OKB, Gërvalla qëndron në telefon

Ka nisur tashmë seanca e Këshillit të Sigurimit në OKB, për çështjen e dinarit serb. Në këtë seancë po merr pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Teksa Kurti po fliste për Kosovën dhe arritjet si shtet, ministrja Gërvalla mendjen si duket […]
Ka nisur tashmë seanca e Këshillit të Sigurimit në OKB, për çështjen e dinarit serb.
Në këtë seancë po merr pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Teksa Kurti po fliste për Kosovën dhe arritjet si shtet, ministrja Gërvalla mendjen si duket e kishte diku tjetër.
Ajo u pa duke qëndruar në telefon.

Në këtë mbledhje, Serbia po përfaqësohet nga presidenti, Aleksandër Vuçiq.
Si problem u ngrit rregullorja e BQK-së për dinarin serb. Fjalën së pari mori presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
Sipas Vuçiqit, Kosova ka krijuar kushte “të padurueshme për serbët në Kosovë”.












