Kryqi i Kuq thotë se afër 8.000 persona janë evakuuar nga një spital në Gazë

Kryqi i Kuq thotë se afër 8.000 persona janë evakuuar nga një spital në Gazë

Afër 8.000 persona të zhvendosur janë evakuuar nga spitali kryesor i rrethuar në qytetin Han Junis në jug të Gazës, ku ata ishin strehuar, tha Kryqi i Kuq më 6 shkurt. “Situata humanitare në Rripin e Gazës është përtej katastrofës”, tha Tommaso Della Longa, zëdhënës i Federatave Ndërkombëtare të Shoqërive të Kryqit të Kuq dhe […]

Afër 8.000 persona të zhvendosur janë evakuuar nga spitali kryesor i rrethuar në qytetin Han Junis në jug të Gazës, ku ata ishin strehuar, tha Kryqi i Kuq më 6 shkurt.

“Situata humanitare në Rripin e Gazës është përtej katastrofës”, tha Tommaso Della Longa, zëdhënës i Federatave Ndërkombëtare të Shoqërive të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

Ai tha për gazetarët në Gjenevë se Kryqit të Kuq i është thënë se spitali Al-Amal, që udhëhiqet nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, gjerësisht është zbrazur pas rrethimit të gjatë nga forcat izraelite.

“Tetë mijë persona të zhvendosur brenda vendit, që ishin strehuar te spitali ynë i Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Han Junis… u larguan dje nga spitali”, shpjegoi ai.

Ai tha se spitali Al-Amal ka qenë nën rrethim për më shumë se dy javë dhe përreth tij ka pasur luftime dhe granatime të ashpra. Spitali është goditur disa herë nga sulmet, përfshirë të premten e javës së kaluar, kur u vra një anëtar i Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze.

Afër 100 të moshuar, plagosur dhe pacientë të palëvizshëm janë ende brenda spitalit, ku gjenden edhe afër 100 pjesëtarë të stafit dhe vullnetarë, tha Kryqi i Kuq.

Edhe para evakuimit, spitali Al-Amal ishte përballur me sfida të mëdha, përfshirë mungesën e madhe të ilaçeve, ushqimit dhe ujit, tha Della Longa.

Izraeli po vazhdon ofensivën e tij në Rripin e Gazës, ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë. Lufta u nxit më 7 tetor pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë në Gazën e kontrolluar nga Hamasi tha se situata në spitalin Nasser, që gjendet afër atij Al-Amal, është po ashtu alarmuese.

Spitalet – që sipas të drejtës ndërkombëtare humanitare janë të mbrojtura – janë goditur vazhdimisht gjatë luftës në Gazë. Ushtria izraelite e ka akuzuar Hamasin se përdor ndërtesat shëndetësore si qendra komanduese, akuza që janë mohuar nga grupi radikal palestinez.

Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi ka raportuar për mbi 27.000 të vrarë në Gazë, shumica gra dhe fëmijë, që kur ka nisur lufta në fillim të tetorit të vitit 2023. /REL/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?