Kryesia e AAK-së aprovon planin veprues për vitin 2024

Kryesia e AAK-së aprovon planin veprues për vitin 2024

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka mbajtur sot mbledhjen e kryeisë në të cilën është aprovuar plani veprues për vitin 2024, që përshin tri faza. Përmes një komunikate për media, AAK mendon se qeveria e Kosovës e ka humbur fokusin nga fitoret e mëdha që janë jetike për të ardhmen e Kosovës. ”Kosova është […]

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka mbajtur sot mbledhjen e kryeisë në të cilën është aprovuar plani veprues për vitin 2024, që përshin tri faza.

Përmes një komunikate për media, AAK mendon se qeveria e Kosovës e ka humbur fokusin nga fitoret e mëdha që janë jetike për të ardhmen e Kosovës.
”Kosova është duke humbur hapin për shkak se qeveria aktuale është e fokusuar në ato që mund të cilësohen si fitore të vogla dhe e ka humbur fokusin nga fitoret e mëdha, që janë jetike për të ardhmen e vendit”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë ku ka diskutuar për zhvillimet politike në vend, pozicionin ndërkombëtar të Kosovës si dhe aspektet e organizimit të brendshëm të partisë.

Kryetari Haradinaj, duke folur për zhvillimet politike tha se Kosova është duke humbur hapin për shkak se qeveria aktuale është e fokusuar në ato që mund të cilësohen si fitore të vogla dhe e ka humbur fokusin nga fitoret e mëdha, që janë jetike për të ardhmen e vendit.

Ai tha se fitore e të gjitha fitoreve do të ishte sikur Kosova ta merrte ftesën për anëtarësim në NATO, në samitin e madh historik që do të mbahet në muajin korrik në 75-vjetorin e NATO-s.
Kryesia e Aleancës, ka aprovuar planin veprues për vitin 2024, që përshin tri faza.

Ky plan ka për synim mobilizimin e të gjitha potencialeve njerëzore të Aleancës, si dhe vendosjen e një standardi të zbatimit të obligimeve të marra dhe raportimit të rregulltë brenda strukturave.

Plani parasheh që në fazën e parë të intensifikohet komunikimi i brendshëm në të gjitha nivelet e organizimit partiak. Ndërsa gjatë fazës së dytë, rëndësi të veçantë do t’i kushtohet komunikimit me kuadro të profilizuara për sektorë specifik, në nivel komunal dhe qendror. Faza e tretë, do të përfshijë aktivitetet masive të frymës dhe mesazhit për zgjedhjet parlamentare.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?