Kreu i ri i ushtrisë ukrainase thotë se duhet të ndryshohen metodat e luftës

Kreu i ri i ushtrisë ukrainase thotë se duhet të ndryshohen metodat e luftës

Gjeneralkolonel Oleksandr Syrskiy, në adresimin e tij të parë që kur u emërua kreu i Forcave të Armatosura të Ukrainës, tha se shteti duhet të ndryshojë dhe përmirësojë metodat e tij të luftës nëse dëshiron të mposhtë forcat pushtuese ruse. Syrskiy, i cili më 8 shkurt nga presidenti Volodmyr Zelensky u emërua në postin e […]

Syrskiy, i cili më 8 shkurt nga presidenti Volodmyr Zelensky u emërua në postin e kreut të ushtrisë, duke zëvendësuar Valeriy Zaluzhniy, shkroi në Telegram se është i nevojshëm “një plan i qartë dhe i detajuar i të gjitha veprimeve të organeve të administratës ushtarake”, përderisa theksoi se Ukraina ka nevojë për armë moderne nga partnerët e saj perëndimorë.

“Vetëm ndryshimet dhe përmirësimi i vazhdueshëm i mjeteve dhe metodave të luftës do të bëjnë të mundur që të arrijmë suksese në këtë rrugë”, shkroi ai në Telegram më 9 shkurt, duke shtuar se zgjidhjet e reja teknike, përfshirë sistemet e dronëve dhe mjetet e tjera të luftës radio-elektronike, janë të nevojshme.

Më herët gjatë ditës, Zelensky nderoi ish-udhëheqësin e ushtrisë Zaluzhniy me titullin Hero i Ukrainës. Udhëheqja e suksesshme e Syrskiyt për të mbrojtur kryeqytetin ukrainas, Kiev, bëri që ai të merrte titullin e njëjtë në shtator të vitit 2023 Ndryshimi në udhëheqjen e ushtrisë ukrainase ndodhi në një kohë kritike për Ukrainën, shtet që ka dështuar të rimarrë territor të konsiderueshëm nga Rusia që nga fundi i vitit 2022 dhe tani po përballet me mundësinë që të mos marrë një ndihmë të rëndësishme ushtarake nga Shtetet e Bashkuara, pasi që ligjvënësit republikanë kanë bllokuar paketën e ndihmës për Kievin në vlerë prej 60 miliardë dollarësh.

Me forcat ruse që po kryejnë ofensiva në mbarë vijën e frontit dhe po bëjnë përparime në Avdijivka, që për muaj të tërë Moska po tenton ta marrë nën kontroll, në shkurt Zelensky deklaroi se ishte koha për një ndryshim në ushtri.

Syrskiy, 58 vjeç, ishte një prej komandantëve kryesorë që udhëhoqi ushtrinë ukrainase në luftën kundër ofensivave të separatistëve të mbështetur nga Rusia. Separatistët nisën konfliktin në lindje të Ukrainës më 2014, pak kohë pasi Moska aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë.

Pasi Rusia në shkurt të vitit 2022 nisi pushtimin e Ukrainës, në shtatorin e po atij viti Syrskiy udhëhoqi forcat e armatosura ukrainase në kundërofensivën e suksesshme për rimarrjen e kontrollit në rajonin e Harkivit.

/REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?