Krasniqi: Zgjedhjet e parakohshme të mbahen sa më parë, draftstatuti i Asociacionit i papranueshëm për PDK-në

Krasniqi: Zgjedhjet e parakohshme të mbahen sa më parë, draftstatuti i Asociacionit i papranueshëm për PDK-në

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të partisë, ku siç tha ai është diskutuar për mobilizimin e të gjitha strukturave të partisë për zgjedhjet e ardhshme nacionale, situatën politike në vend, zgjedhjet e brendshme të partisë dhe dhe draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Krasniqi tha se […]

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të partisë, ku siç tha ai është diskutuar për mobilizimin e të gjitha strukturave të partisë për zgjedhjet e ardhshme nacionale, situatën politike në vend, zgjedhjet e brendshme të partisë dhe dhe draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Krasniqi tha se pas mbledhjes kanë miratuar edhe një deklaratë ku janë dakorduar që zgjedhjet e brendshme të partisë të mbahen pas atyre nacionale që do të mbahen në vend.

I pari i PDK-së tha se vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje të parakohshme, të cilat tha se i shohin si zgjidhje të vetme për situatën në të cilën ndodhet vendi.

“Patëm diskutime jashtëzakonisht cilësore, të hapura, përmbajtjesore dhe tepër të nevojshme për të trajtuar gjendjen në vend. Ne miratuam në përfundim të diskutimeve për tema të ndryshme përfshirë këtu edhe gjendjen aktuale politike, në mënyrë të veçantë për draftsatutin e asociacionit të komunave me shumicë serbe por edhe çështje të tjera që ndërlidhen me mobilizimin e gjithmbarshëm të PDK-së si dhe zgjedhjet tona të brendshme. Miratuam një deklaratë politike. Unë jam i bindur që zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen sa më parë. Qëndrimi i PDK ka qenë që jemi të gatshëm sa më herët të shkojmë dhe të shpërndajmë legjislaturën aktuale të Kuvendit dhe të rikthejmë verdiktin te qytetarët sepse unë jam i bindur që kryeministri Kurti e ka braktisur besimin që qytetarët ia kanë dhënë duke ndërmarrë veprime jo vetëm të gabuara por edhe të rrezikshme që kanë cënuar edhe sigurinë e vendit tonë edhe potencialin zhvillimor e integrues, por mbi të gjitha duke vështirësuar jetën e qytetarëve. Vetëm zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhje dhe PDK është e gatshme. I caktuam që zgjedhjet tona të brendshme do t’i mbajmë menjëherë pas mbajtjes së zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës”, tha Krasniqi para mediave.

Ai shtoi se qëndrimi i PDK-së është se draftsatuti aktual i Asociacionit është i papranueshëm dhe në kundërshtim me Kushtetuën. Krasniqi tha ky draft krijon një nivel të ri të ndërmjetëm të pushtetit duke i thënë Asociacionit kompetenca ekzekutive.

“Prej kur kemi marrë edhe tekstin e plotë të draftit të Asociacionit grupet e ekspertëve tanë dhe përfaqësuesit e PDK-së në departamentin për drejtësi kanë shqyrtuar në detaje tekstin dhe edhe në mbledhjet e kaluara të Kryesisë e edhe sot kemi ardhë në qëndrim zyrtar se drafti aktual është i papranueshëm për PDK-në. Ne nuk e mbështesim sepse rrezikon karakterin e shtetit të Kosovës, është në kundërshtim me Kushtetutën tonë dhe si i tillë nëse do të miratohej, krijon një nivel të ri të ndërmjetëm të pushtetit sepse, Asociacionit i jep kompetenca të qarta ekzekutive. Kjo është e papranueshme për ne. Është në kundërshtim me qëllimet e shtetit tonë, me qëndrimet që i kemi pasur konsistente që nga viti 2013 dhe ne angazhohemi që  të ketë një resetim të dialogut në mënyrë që të kthehemi aty ku edhe ka qenë edhe qëllimi ynë por edhe i partnerëve ndërkombëtarë që ndërkohë e kanë humbur ambicien që të kemi një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse që përqendrohet një njohjen reciproke”, tha Krasniqi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?