Konjufca siguron Hovenierin: Nuk do të ketë probleme e turbulenca në veri shkaku i dinarit

Konjufca siguron Hovenierin: Nuk do të ketë probleme e turbulenca në veri shkaku i dinarit

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, mendon se çështja e dinarit ‘nuk do të shkaktojë probleme dhe turbulenca’. “Ajo që dëgjova se si e shpjegoi ambasadori amerikan, Hovenier, shqetësimi është që mund të ketë turbulenca në veri shkaku i këtij vendimi. Ne sigurojmë që kjo nuk do të ndodhë dhe siguria do t’ju ofrohet të gjithëve e po […]

“Ajo që dëgjova se si e shpjegoi ambasadori amerikan, Hovenier, shqetësimi është që mund të ketë turbulenca në veri shkaku i këtij vendimi. Ne sigurojmë që kjo nuk do të ndodhë dhe siguria do t’ju ofrohet të gjithëve e po ashtu do të përballen me sundim të ligjit të gjithë ata që mundohen me shkaktu trazira që janë të paligjshme në Republikën e Kosovës. Situata nuk del prej kontrollit pse dinari është hequr prej përdorimit”, tha Konjufca, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve rreth deklaratës së ambasadorit amerikan në Kosovë, z.Jeff Hovenier lidhur me shqetësimet e tij, shkruan Periskopi.

Ambasadori amerikan, Hovenier dje shprehu shqetësimin e tij për ndikimin që ndalimi i dinarit mund të ketë te serbët e Kosovës, përcjell Periskopi.

“Ne jemi të shqetësuar se rregullorja, ashtu siç e kuptojnë ne, nuk e merr parasysh plotësisht ndikimin që do të ketë tek individët, posaçërisht individët që marrin mbështetje financiare nga Qeveria serbe. Ne mendojmë se kjo çështje meriton shqyrtim më të kujdesshëm dhe diskutime në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Jemi të shqetësuar se ka mundësi ti përshkallëzojë tensionet etnike dhe të jetë problematike për jetën e përditshme e një numri të qytetarëve të Kosovës”, shtoi ai.

Konjufca: Kushdo që tenton të bëj trazira, do të përballet me ligjin

Kështu tha kryeparlamentari Konjufca, para gazetarëve sot:

Dinari edhe shfrytëzimi i tij mendoj që është dashur të ndërprehet kur Serbia është larguar nga Kosova, pas luftës çlirimtare dhe bombardimeve të NATO-së.

Prej vitit 2001 askush s’ka dyshim që me vetërregullimin dhe ligjet tona, dinari ka qenë ilegal.

Kjo vazhdimisht është shfrytëzuar nga strukturat paralele dhe keqpërdorimin e tyre por edhe financimin e tyre, për persona që kanë kryer veprime shumë të rrezikshme që kanë cenuar edhe sigurinë e shtetit tonë.

Kjo që ka ndodh tash me rregulloren e BQK është zbatim i një principi që ka qenë në Kosovë.

Nëse ju thoni se është dashur t’i mbledhim bashkësinë ndërkombëtare, me u ulë dhe me iu tregu paraprakisht për këtë veprim, është temë tjetër, që mund ta diskutojmë, ndoshta ka mundur të ndodhë më herët, që të ketë një afat dy mujorë etjerë, por është çështje nga ana e BQK-së dhe organeve të sigurisë që nuk do të shkaktojë probleme edhe turbulenca, për arsye se ligji është i shkruar, dihen rregullat.

Cështja e dytë është e pavarësisë së BQK-së. Nëse Qeveria ashtu brutalisht do t’i ndryshonte një vendim të BQK-së atëherë humbet autonomia e institucioneve tona të pavarura, mendoj që Qeveria nuk e ka atë kompetencë.

Mendoj që nunk do të ketë as sanksione ndaj Kosovës për këtë cështje. Vërejtjet janë vetëm për një afat kohorë.

Ajo që dëgjova se si e shpjegoi ambasadori amerikan, Hovenier, shqetësimi është që mund të ketë turbulenca në veri shkaku i këtij vendimi. Ne sigurojmë që kjo nuk do të ndodhë dhe siguria do t’ju ofrohet të gjithëve e po ashtu do të përballen me sundim të ligjit të gjithë ata që mundohen me shkaktu trazira që janë të paligjshme në Republikën e Kosovës. Situata nuk del prej kontrollit pse dinari është hequr prej përdorimit”, tha ai, përcjell Periskopi.

Ndërkohë, Edhe Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që të ofrojë periudhë të gjatë tranzicioni për largimin nga përdorimi të dinarit serb.

“Periudha e shkurtër kohore e tranzicionit për zbatimin e rregullores, së bashku me mungesën e informacionit dhe zgjidhjeve praktike për të gjitha komunitetet e prekura, rrezikon që të ndërlikojë seriozisht jetën e tyre”, tha BE-ja përmes një deklarate të lëshuar më 1 shkurt.

Blloku evropian po ashtu bëri thirrje që Kosova “të gjejë një zgjidhje të negociuar për këtë çështje në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar” nga Brukseli.

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se rregullorja e BQK-së nuk nënkupton se do të ndalet trasferet e parave nga Serbia dhe po ashtu nuk nënkupton dënime financiare për posedimin e valutave të shteteve të tjera./Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?