Konfirmohet raportimi i Periskopit: Albin Kurti do përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Periskopi disa orë më parë raportoi nga burimet e veta se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të përfaqësoj Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që do të mbahet sot. Kjo ngase, është konfirmuar se Kryeministri Kurti, ka udhëtuar mbrëmë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në këtë […]
Periskopi disa orë më parë raportoi nga burimet e veta se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të përfaqësoj Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së që do të mbahet sot.
Kjo ngase, është konfirmuar se Kryeministri Kurti, ka udhëtuar mbrëmë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në këtë seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe Petar Petkoviq.
Seanca pritet të filloj nga ora 21:00 sipas kohës tonë lokale.
Albin Kurti do të jetë i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz.
Temë diskutimi në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të jetë çështja e dinarit seb.












