“Komuna e Prishtinës vitin e kaluar iu mbeti borxh për 3 muaj e 20 ditë punëtorëve teknikë”

“Komuna e Prishtinës vitin e kaluar iu mbeti borxh për 3 muaj e 20 ditë punëtorëve teknikë”

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, tha se Komuna e Prishtinës vitin e kaluar iu mbeti borxh për 3 muaj e 20 ditë punëtorëve teknikë. Këtë deklarim, Azemi e bëri teksa foli për grevën e punëtorëve teknikë dhe tha se greva nuk erdhi brenda natës. “Është një risi që dua ta […]

Këtë deklarim, Azemi e bëri teksa foli për grevën e punëtorëve teknikë dhe tha se greva nuk erdhi brenda natës.

“Është një risi që dua ta them sot se Komuna e Prishtinës këtyre punëtorëve me pagë 220 euro dhe 250 euro, vitin e kaluar u ka mbet borxh me 3 muaj e 20 ditë”, tha Azemi, duke shtuar se këtë informacion ia ka dhënë një punëtore e një shkolle, e cila është me sëmundjen e kancerit dhe e cila është detyruar ta lë punën.

Ai tha se është e rëndë që Komuna e Prishtinës, të cilës i ka tepruar buxheti vitin e kaluar, t’ua vonojë pagat punëtorëve teknikë.

“Kjo të bën me dije që këta njerëz më së pari nuk kanë ndjenja njerëzore dhe unë sot e thash dhe prap po e them, dikujt brenda Komunës së Prishtinës por vlen edhe për nivel qendror, sa ma keq për këta është ma mirë”, shtoi Azemi.

Ai tha se në rast se nuk iu plotësohen kërkesat, punëtorët do ta lënë punën, ndërsa theksoi se është pafytyrësi që këta punëtorë nuk janë trajtuar si duhet.

“Punëtorët e sektorit privat nuk janë ata që kanë qenë para një viti, nuk mund të ndahen nga vendet e tyre të punës aq lehtë, por gjithçka e ka përfundimin e vet, nëse del në fund të kësaj jave që nuk barazohen me punëtorë që paguhen nga Komuna e Prishtinës, sepse në të njëjtin vend punojnë punëtorët që paguhen nga Komuna e Prishtinës dhe në të njëjtin vend punojnë punëtorë që përmes kompanisë private punojnë në të njëjtin vend. Ai punëtor që paguhet nga Komuna e Prishtinës merr 390 euro neto, kurse këta punëtorë po themi që janë të barabartë në punë, marrin 230 euro, edhe ata pa stazhin e punës, pa ndonjë mbrojtje të arsyeshme ligjore, pa pushim vjetor sa i shkruan ligji, pa pushim mjekësor”, tha Azemi./Betimi për Drejtësi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?