Komercialja me gjyqtare motrën e deputetes së VV-së, shtyn vendimin e Pecit për mbylljen e ”Patronit”

Gjykata Komerciale e Kosovës, ka aprovuar kërkesën e ‘Patronit’ që ndodhet përballë AKI-së, për mos-ekzekutimin e vendimit të Ministrisë së Bujqësisë, për rrëzimin e kësaj pompe. Në në vendimin që ka marrë gjyqtarja e Gjykatës Komerciale të Kosovës, Vlora Pacolli-Rexhepi, që njëherit është motra e deputetes së Vetëvendosjes, thuhet veç tjerash: ‘Aprovohet e bazuar kërkesa […]
Gjykata Komerciale e Kosovës, ka aprovuar kërkesën e ‘Patronit’ që ndodhet përballë AKI-së, për mos-ekzekutimin e vendimit të Ministrisë së Bujqësisë, për rrëzimin e kësaj pompe.
Në në vendimin që ka marrë gjyqtarja e Gjykatës Komerciale të Kosovës, Vlora Pacolli-Rexhepi, që njëherit është motra e deputetes së Vetëvendosjes, thuhet veç tjerash:
‘Aprovohet e bazuar kërkesa e paditësit ‘Patroni’ me seli në Zonën Industriale Prishtinë-Fushë Kosovë” dhe “Shtyhet ekzekutimi i vendimit NR.Prot 68/4 dhe Nr Ref KM-49/24 të datës 29.01. 2024 të nxjerrë nga Ministria e Bujqësisë derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditësit”.
Në këtë aktvendim që Periskopi e ka lexuar dhe që të plotë mund ta lexoni KËTU, në arsyetim të tij veç tjerash thuhet se ‘vendimi është marrë duke marrë për bazë ankesën e paditësit që do t’i shkakonte dëme të mëdha’ në rast se do të ekzekutohej vendimi i Ministrisë së Bujqësisë, shkruan Periskopi.
Para ca ditësh, ministria kishte nisur procedurën për largimin e pikës së derivateve të kompanisë “Patroni” në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë. Kjo pronë, do të lirohej totalisht, me vendim të ministrisë, nën arsyetimin se e njëjta i takon shtetit dhe se kontrata e dhënë për shfrytëzim të tokës, kishte parregullsi dhe e njëjta nuk qëndron më. Madje, dhunshëm, nën shoqërimin e policisë, ministria kishte vendosur shiritët aty duke ia bllokuar punën kësaj kompanie.














