Izraeli paralajmërohet për katastrofë nëse fillon ofensivën në këtë vend

Vendet fqinje të Izraelit, dhe ndërmjetësuesit kyçë, kanë paralajmëruar për katastrofë, nëse ushtria izraelite nis ofensivë tokësore në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ku Izraeli beson se janë edhe disa bastione të Hamasit – bashkë me mbi gjysmën e popullsisë së enklavës. Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të […]
Vendet fqinje të Izraelit, dhe ndërmjetësuesit kyçë, kanë paralajmëruar për katastrofë, nëse ushtria izraelite nis ofensivë tokësore në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ku Izraeli beson se janë edhe disa bastione të Hamasit – bashkë me mbi gjysmën e popullsisë së enklavës.
Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, sipas REL-it.
Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 44 palestinezë – përfshirë shumë fëmijë – në Rafah të shtunën, disa orë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka thënë se i ka kërkuar ushtrisë një plan për evakuim të qindra mijëra njerëzve, para se të nisë pushtimi.
Ai nuk ka përmendur afate kohore, por njoftimi ka shkaktuar panik.
Më shumë se 2.3 milionë banorët e Gazës janë duke u strehuar në Rafah, që gjendet në kufi me Egjiptin.












