Ish-Guvernatori Mehmeti: “Komercijalna Banka” më 2022 kishte paralajmëruar mbylljen në Kosovë

Ish-Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka dhënë detaje në lidhje me mbylljen e degëve të bankës “Komercijalna Banka” në Kosovë. Ai ka thënë se “NLB Banka Beograd” dhe “Komercijalna Banka Beograd” janë bërë bashkë më 22 maj 2022. Ndërkaq, rreth degëve të “Komercijalna Banka”, që kanë qenë në Kosovë, ai thotë se […]

Ish-Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka dhënë detaje në lidhje me mbylljen e degëve të bankës “Komercijalna Banka” në Kosovë.

Ai ka thënë se “NLB Banka Beograd” dhe “Komercijalna Banka Beograd” janë bërë bashkë më 22 maj 2022.

Ndërkaq, rreth degëve të “Komercijalna Banka”, që kanë qenë në Kosovë, ai thotë se në kohën sa ka qenë drejtues i BQK-së, e ka përcjellë procesin nga afër së bashku me investitorët sllovenë, partnerët dhe miqtë.

“Investitori ‘NLB Group’ kishte paralajmëruar se do të mbyllte filialet e kësaj banke në Kosovë, për shkak se i njëjti ka në pronësi bankën ‘NLB Prishtina’. Unë në takimet që i kam pasur në përfaqësues të ‘NLB Group’ kam shprehur gatishmërinë të japim kontributin tonë. Një gjë dua të sqaroj se në takimet që kemi pasur me sllovenët, BQK u ka sugjeruar që të blejnë në tërësi aksionet. Ata janë pajtuar që likuidimi i ‘Komercijalna Banka’ të bëhet në mënyrë vullnetare gjë që ndodhi këto ditë”, ka thënë Mehmeti në një postim në Facebook.

Më 31 janar, BQK-ja njoftoi se “Komercijalna Banka AD Beograd”, dega në Mitrovicë, ka përfunduar vullnetarisht veprimtarinë bankare të shërbimit me klientë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?