Intervista e parë e Putinit për një gazetar perendimor qysh pas pushtimit rus të Ukrainës

Intervista e parë e Putinit për një gazetar perendimor qysh pas pushtimit rus të Ukrainës

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u shfaq në një intervistë të gjatë me gazetarin e njohur amerikan, Tucker Carlson. Presidenti rusi doli për herë të parë në një intervistë me një gazetar perendimor që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Putini intervistën e tij e nisi duke përshkruan historinë […]

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u shfaq në një intervistë të gjatë me gazetarin e njohur amerikan, Tucker Carlson.

Presidenti rusi doli për herë të parë në një intervistë me një gazetar perendimor që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Putini intervistën e tij e nisi duke përshkruan historinë e Rusisë dhe lavdëruar vendin e tij.

Gazetari amerikan e pyeti Putnin për gjendjen aktuale që vendin i tij i shpalli luftë Ukrainës.

Kreu i Moskës akuzoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera perendimore për zgjatjen e luftës.

Sipas Putinit, kishte bisedime të paqes me Ukrainën që “pothuajse ishin finalizuar”, por pastaj Ukraina “i hodhi të gjitha këto marrëveshje dhe i zbatoi udhëzimet e vendeve perëndimore, vendeve evropiane dhe Shteteve të bashkuara për ta luftuar Rusinë deri në fundin e hidhur”.

Putini ia la fajin ish-kryeministrit britanik, Boris Johnson. Johnsoni u largua nga kuvendi britanik në qershor të vitit 2023, por presidenti rus pretendoi se gjatë kohës si kryeministër, britaniku e kishte dekurajuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, nga nënshkrimi i një marrëveshjeje të paqes në fazën e hershme të konfliktit.

“Fakti që [Ukraina] e zbaton kërkesën ose bindjen e z. Johsnon, ish-kryeministër i Britanisë së Madhe, duket qesharak”, tha Putini. Në një video të publikuar para intervistës, gazetari Carlson tha se ai ishte nxitur që të bisedonte me Putinin, pjesërisht për shkak se publiku amerikan “nuk kishte ide pse Putini e pushtoi Ukrainën ose cilat janë qëllimet e tij tani”.

Në dhjetor, Kremlini kishte thënë se angazhimi në bisedime të paqes me Ukrainën ishte “jorealist”. Ukraina ka thënë se paqja mund të mbështetet vetëm në tërheqjen e plotë të ushtarëve rusë nga territori i saj.

Megjithatë, në intervistë, Putini tha se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara do të flasin “përmes agjencive të ndryshme” rreth përfundimit të konfliktit. Sipas Putinit, porosia e Rusisë për ShBA-në është: “Nëse ju vërtet dëshironi që t’i ndalni luftimet, ju duhet të ndalni së dhuruari armë. Do të përfundojë brenda pak javëve.”

Presidenti rus tha se hera e fundit që kishte biseduar me homologun amerikan, Joe Biden, ishte para fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.

“I thashë atij, atëherë, unë besoj se po bëni një gabim të madh me proporcione historike përmes përkrahjes së gjithçkaje që është duke ndodhur këtu, në Ukrainë, përmes shtyrjes së Rusisë” – tha Putini.

Për herë të fundit, Putini kishte dhënë një intervistë për një medium perëndimor në vitin 2021, kur kishte folur me një gazetare të CNBC-së.

Ai kryesisht nuk bisedon më me media të pavarura, përfshirë ato ruse e ndërkombëtare, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Nga viti 2021, ai ka dhënë intervista vetëm për media ruse, kineze dhe kazake./Sinjali

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?