Hyseni: Ndalimi i dinarit lidhet me zbatimin e Asociacionit

Hyseni: Ndalimi i dinarit lidhet me zbatimin e Asociacionit

Vendimi i fundit i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), i cili ndalon përdorimin e dinarit në Kosovë, lidhet me zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kështu ka thënë Zgjim Hyseni, nga Partia Socialdemokrate. Hyseni i PSD-së, në emisionin FIVE, ka theksuar se Kosova është në fazën e zbatimit të Asociacionit dhe ka thënë se […]

Vendimi i fundit i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), i cili ndalon përdorimin e dinarit në Kosovë, lidhet me zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kështu ka thënë Zgjim Hyseni, nga Partia Socialdemokrate.

Hyseni i PSD-së, në emisionin FIVE, ka theksuar se Kosova është në fazën e zbatimit të Asociacionit dhe ka thënë se Serbia e ka pranuar këtë duke marrë autonomi në këtë mënyrë.

Ai ka theksuar se ndalimi i dinarit është vetëm duke u paraqitur nga Qeveria si një hap drejt shtrirjes së sovranitetit.

 

“Është zgjidh diçka që është krijuar përshtypja sikur po krijon ngërç. Çka vlen me përmend që krejt rrugët çojnë drejt Zajednicës [Asociacioni], nuk është përjashtim as kjo. Sepse financimi i serbëve po kalon prej financimit që ka qenë i natyrës paralele pra dinar tash me Asociacion parashihet që financimi i serbëve të bëhet përmes Asociacionit, këtë gjë e ka pranuar Serbia, Tash çfarë po bën Qeveria e Kosovës, për t’u dukur sikur është një intervenim për me shtri sovranitet, domethënë atë që ka qenë financim paralel, institucioneve të Serbisë po bëhet financim në autonominë e Kosovës prapë prej Serbisë”, ka deklaruar Hyseni në emisionin FIVE.

“Sepse ne jemi në zbatim të Asociacionit edhe jo më shumë se një muaj apo dy muaj larg. Edhe një gjë të tillë e ka pranuar Serbia, çfarë po bën Kosova është për t’u dukur sikur po e shtrin sovranitetin elementet e Asociacionit po i zbaton në mënyrë të njëanshme”, ka thënë tutje Hyseni.

Por, sipas tij, ndryshimi në mënyrën e financimit të serbëve në Kosovë pritet të ndodhë përmes Asociacionit, dhe kjo është një nga arsyet që sipas tij, vendimi i BQK-së është pjesë e procesit të krijimit të Asociacionit, dhe jo një hap unilateral.

“Po deri në krijim të Asociacionit si mbas të gjitha gjasave vendimi nuk po shfuqizohet, nuk po tërhiqet për shkak se një gjë e tillë ka pasur të ndodhë por duhet me iu dhënë kohë që të bëhet si pjesë e zbatimit të Asocaicionit e jo si diçka unilaterale që po donë Kosova me paraqit. Serbia e ka pranuar këtë sepse e ka marrë autonominë, prej sistemit paralel joformal po kalojmë te pjesa formale”, ka deklaruar Hyseni.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?