Hovenier zbulon se për çështjen e dinarit, Kurti u telefonua edhe nga Ndihmës Sekretari O’Brien

Hovenier zbulon se për çështjen e dinarit, Kurti u telefonua edhe nga Ndihmës Sekretari O’Brien

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar që vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës që ndalon dinarin në Kosovë të shtyhet dhe të krijohet hapësirë kohore për gjetjen e një zgjidhjeje. Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në një intervistë për “Radio KiM”, ka thënë se qëndrimet lidhur me këtë rregullore për paratë e gatshme janë […]

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në një intervistë për “Radio KiM”, ka thënë se qëndrimet lidhur me këtë rregullore për paratë e gatshme janë folur publikisht dhe se kërkesa e SHBA-së është që Kosova ta shtyjë zbatimin e Rregullores, derisa të vendosen procedura të kënaqshme dhe në përputhje me standardet evropiane.

Në këtë intervistë Hovenier ka thënë se gjatë javës së kaluar kanë pasur biseda të shumta me Qeverinë e Kosovës në të gjitha nivelet. Ai ka zbuluar se Kurti për çështjen e dinarit është telefonuar edhe nga Ndihmës Sekretari për Evropës dhe Euroazi, gjë për të cilën s’ka pasur ndonjë njoftim nga Kryeministria e as nga vetë kryeministri Albin Kurti. Njoftim lidhur me këtë s’ka bërë as vetë O’Brien.

“Javën e kaluar, unë kam folur publikisht shumë herë në lidhje me Rregulloren e ndryshuar të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për operacionet me para të gatshme. Kemi pasur edhe biseda të shumta me Qeverinë e Kosovës në të gjitha nivelet – duke përfshirë telefonatat mes Ndihmës Sekretarit për Evropë dhe Euroazi, Jim O’Brien dhe kryeministrit Kurti.Kërkesa jonë mbetet që Kosova të shtyjë zbatimin e Rregulloreve të BQK-së derisa të vendosen procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane dhe derisa të ketë një mënyrë të qartë që njerëzit të marrin beneficionet dhe pagesat e tyre, dhe derisa popullata të jetë e informuar mjaftueshëm për mënyrën e shpërndarjes. përfitimet e tyre do të vazhdojnë”, ka thënë Hovenier për Radio “KiM”, raporton Express.

Diplomati amerikan ka thënë se SHBA e respekton të drejtën e BQK-së për rregullimin e sektorit financiar, megjithatë shton se çështja në fjalë është tepër e ndjeshme dhe me ndikim të drejtpërdrejtë se si qytetarët e Kosovës masrrin përkrahje financiare nga Serbia.

“Prandaj, ne duam të shohim Qeverinë dhe Bankën Qendrore të ushtrojnë ndjeshmëri dhe kujdes të madh në mënyrën se si e bëjnë këtë, duke marrë parasysh ndikimin që ky ndryshim do të ketë tek disa nga qytetarët më të cenueshëm të Kosovës”, ka thënë Hovenier.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?