Hovenier pret nga Qeveria të miratojë Asociacionin dhe ta dërgoj në Kushtetuese

Hovenier pret nga Qeveria të miratojë Asociacionin dhe ta dërgoj në Kushtetuese

SHBA dhe BE janë duke kërkuar nga Kosova që të ecë përpara me themelimin e Asociacionit. Megjithatë pas propozimit të Draftit Evropian, hapin e radhës pritet të bëjë Kurti. Megjithatë duket se nisja e punës për Asociacionin po varet nga diskutimet që po bëhen në Bruksel për planin e sekuencimit, pra se cila palë do […]

SHBA dhe BE janë duke kërkuar nga Kosova që të ecë përpara me themelimin e Asociacionit. Megjithatë pas propozimit të Draftit Evropian, hapin e radhës pritet të bëjë Kurti.

Megjithatë duket se nisja e punës për Asociacionin po varet nga diskutimet që po bëhen në Bruksel për planin e sekuencimit, pra se cila palë do të nis zbatimin e marrëveshjes dhe çka do të implementojë.

Megjithatë ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në një intervistë për RTV 21 ka potencuar se është një hap i rëndësishëm në gjithë këtë proces, që Qeveria e Kosovës t aprovojë Draft-Statutin Evropian dhe t’i hapë rrugë më pas dërgimit në Gjykatë Kushtetuese.

“Ne besojmë se kjo qeveri duhet ta miratojë, disi, draftin statutin e ofruar dhe ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese në një mënyrë që Gjykata pajtohet që i jep asaj juridiksion, kështu që Gjykata më pas mund të zbatojë rishikimin e kushtetutshmërisë së tij, që është një hap i rëndësishëm në këtë proces”, ka thënë Ambasadori amerikan të martën.

Përveç planit të sekuencimit, liderët e Kosovës kanë përmendur edhe formalizimin e Marrëveshjes si një parakusht për nisjen e procedurave për zbatimin e saj.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se dërgimit të Draftit në Kushtetuese duhet t’i paraprijë pjesa e formalizimit të marrëveshjeve.

“Kurdo që ky draft, pas formalizimi të marrëveshjeve, pas procedurave të formalizimit të marrëveshjeve, shkon në Kushtetuese, atëherë secili prej nesh si institucione do të kemi mundësinë që të tregojmë argumentet tona pse mendojmë se dispozita të caktuara mund të krijojnë probleme dhe sfida të mëdha gjatë zbatimit”, ka thënë presidentja Osmani.

Ndërkohë me formalizim dhe nënshkrim të Serbisë tashmë Kosova po e kushtëzon edhe takimin e nivelit të lartë Kurti-Vuçiq, meqë po konsiderojnë se pa  pasur gatishmëri nga Serbia për nënshkrim dhe për implementim të Marrëveshjes nuk ia vlen të organizohet një takim i tillë nga i cili do të krijoheshin pritje.

Nga BE lidhur me këtë kushtëzim të Kosovës, kanë thënë se për Brukselin zyrtar Marrëveshjes janë ligjërisht obligative dhe se palëve një gjë e tillë u është kumtuar disa herë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?