Hekuran Murati lanson masë për punësimin e qytetarëve në katër komunat veriore

Hekuran Murati lanson masë për punësimin e qytetarëve në katër komunat veriore

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq u takuan sot me kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi. Sipas komunikatës të MFPT-së, në këtë takim u bisedua për masat e punësimit për qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut. “Gjatë këtij […]

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq u takuan sot me kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Sipas komunikatës të MFPT-së, në këtë takim u bisedua për masat e punësimit për qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut.

“Gjatë këtij takimi, Ministri Murati prezantoi masën e punësimit për qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut. Për të përkrahur punësimin e qytetarëve në këto komuna, MFPT do të subvencionojë 70 për qind të pagës bruto për gjashtë muaj me radhë deri në maksimumin prej 350 eurove”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa për të përfituar nga kjo masë janë disa kritere që duhet përmbushur.

“Për të përfituar nga kjo masë, punëkërkuesit duhet të jenë të regjistruar si të tillë në zyrën e punësimit në komunën e tyre përkatëse, të jenë mbi moshën 18 vjeç si dhe të jenë banorë në njërën nga katër komunat veriore. Ndërsa, punëdhënësit gjithashtu duhet të jenë me bazë në njërën nga katër komunat veriore si dhe të jenë duke funksionuar në mënyrë të rregullt ashtu siç parashihet përmes legjislacionit të Kosovës”.

“Kujtojmë se përkrahja përmes skemës “Qeveria për Familjet” filloi duke subvencionuar pagën për anëtarët e familjeve që nuk kishin asnjë të punësuar, ku deri më tani kanë përfituar mbi 2,600 familje, përfshirë këtu edhe qytetarët në katër komunat veriore. Më pas, përkrahja u zgjerua për viktimat e dhunës në familje. Ndërsa, tani të gjithë qytetarët nga katër komunat veriore pa marrë parasysh a kanë ndonjë anëtar të punësuar apo jo, po i bashkohen skemës duke garantuar kështu punësim gjithëpërfshirës dhe të dinjitetshëm për të gjithë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?