Haziri paralajmëron masa tjera ndëshkuese për Kosovën: Kujt po ia bën argatin Trojka e VV-së?

Haziri paralajmëron masa tjera ndëshkuese për Kosovën: Kujt po ia bën argatin Trojka e VV-së?

“Kujt po ia bën argatin Trojka e VV-së”, ka pyetur Lutfi Haziir, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), teksa ka kritikuar Qeverinë e Kosovës e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje. Një rregullore Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për dinarin serb në Kosovë, si dhe mbyllja e disa institucioneve të drejtuara nga Serbia në Kosovë, kanë […]

“Kujt po ia bën argatin Trojka e VV-së”, ka pyetur Lutfi Haziir, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), teksa ka kritikuar Qeverinë e Kosovës e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.

Një rregullore Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për dinarin serb në Kosovë, si dhe mbyllja e disa institucioneve të drejtuara nga Serbia në Kosovë, kanë ngjallur reagimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Bashkësia ndërkombëtare ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për veprime të njëanshme.

Kjo ka bërë që opozita ta akuzojë kryeministrin Albin Kurti si “cenues” i raporteve të Kosovës me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.

Haziri të hënën ka thënë se edhe fillimi i vitit 2024 nuk po dallon nga mentaliteti i VV-së. Ai ka paralajmëruar masa të reja ndëshkuese ndaj Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare.

“Edhe ky fillimvit nuk po dallon asgjë nga mentaliteti i administrimit të Republikës nga trojka e VV-së. Kriza politike, polemika, masa ndëshkuese nga partnerët të cilat pritet të bëhet edhe më të rënda, moskoordinim dhe veprime të njëanshme në emër të Kushtetutës e popullit të saj.  Mandat i humbur, por me pasoja të rënda për të sotmen e vendit. Një hap para e dy prapa! Për asgjë dhe pa kurrëfarë arsye po e dëmtojnë partneritetin e shenjtë me SHBA-të dhe BE-në.  Siguria e qytetarit të Kosoves është në pyetje. Janë zgjuar e kanë filluar ta kuptojnë se duhet ndalet tash sa nuk eshte vonë. Pasiguria e qytetarit përcillet edhe me pasiguri juridike të komuniteteve etnike e pakicave nacionale për të cilat Kosova ka bërë shumë, por kjo qeveri po rrezikon të gjithën”, ka thënë Haziri.

“Për toke imazhin, qeverisjen, partneritetin e besimin e miqve. Republika e Kosovës, vend i dashur për popullin e saj dhe burim stabilitetiti për fqinjtë. Ku e lamë e ku na erdhi! Nuk shohin të ardhmen, por të kaluaren! Letërnjoftimi, patent-shoferi, vula doganore, energjia, bojkoti, protestat, bllokimi i rrugëve, dhuna në eskalim, sulmi terrorist, e Qeveria në sanksione e me masa ndëshkuese. Popullit të Kosovës i janë kufizuar të mirat në 300 milionë euro projekte dhe është përjashtuar nga 500 milionë të tjera për këtë vit! Kujt po ia bën argatin trojka e VV-së dhe në mulli të kujt po çon ujë kjo logjikë e mbrapshtë?”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?