Haradinaj thirrje Qeverisë: Mos u lazdroni – leni syretat e kryeni punë sepse ju ka humb kredibiliteti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar veprimet e fundit të Qeverisë në lidhje me situatën e krijuar në vend. Haradinaj iu është drejtuar Qeverisë me një thirrje duke thënë “mos u lazdroni e kryeni punët e juaja që i keni në bazë të ligjit, leni syretat e deklaratat para se me u bë puna […]
Haradinaj iu është drejtuar Qeverisë me një thirrje duke thënë “mos u lazdroni e kryeni punët e juaja që i keni në bazë të ligjit, leni syretat e deklaratat para se me u bë puna si në rastin e BQK-së”.
Ndër të tjera, Haradinaj thotë se të gjitha këto veprime të Kurtit janë duke u bërë si parapërgatitje për zgjedhje “vetëm për të fituar ndonjë votë me pretendimin “ne jemi patriota””.
“Me gjasë këta janë kthyer në gjashtë muaj para zgjedhjeve. Unë ju siguroj që Kurti sot në mentalitet është ai i parazgjedhjeve. Ai nuk e shikon Kosovën që ekziston, ai nuk e sheh shtetin ma. Ai e sheh vetëm vetën e tij dhe rezultatin zgjedhor dhe bash asgjë tjetër. Ka me i grahë me cka të mundet për naj votë, me shku me dalë me naj syret, sepse nuk kanë kartë ekonomike ata. Vetëm e kanë me thanë “ua bëmë serbëve këta” kinse ne jemi patriota. Vetëm me këtë kartë janë tuj lujt, por janë duke e rrezikuar kredibilitetin si palë të Kosovës tek ata që janë etik për sigurinë tonë.
Ju bëj thirrje mos u lazdroni e kryeni punët e juaja që i keni në bazë të ligjit, leni syretat e deklaratat para se me u bë puna si në rastin e BQK-së. është turp me ia sjell punën SHBA-së me u marrë me Kosovën për dinarë”, tha Haradinaj në Pressing, përcjell Periskopi.












