Hapet për qarkullim rruga në pikëkalimin e Merdarit

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është hapur për qarkullim rruga në pikëkalimin kufitar në Merdar. “Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimit Kufitar në Merdarë, se është hapur për qarkullim rruga që ishte e bllokuar më herët në pjesën e SRB. Për çdo informatë shtesë kontaktoni numrat […]
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është hapur për qarkullim rruga në pikëkalimin kufitar në Merdar.
“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimit Kufitar në Merdarë, se është hapur për qarkullim rruga që ishte e bllokuar më herët në pjesën e SRB. Për çdo informatë shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftimin e Qendrës.
Në Rudar, qytetarë serbë janë mbledhur të hënën duke bllokuar rrugën në mënyrë demonstrative, me arsyetimin se institucionet e Kosovës po ushtrojnë terror ndaj tyre.












