Hamiti: Glauk Konjufca dhe Aida Dërguti e kanë hedhur gazin lotsjellës tinëz

Në Gjykatën e Prishtinës sot po mbahet seanca e gjykimit ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca i cili akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend më 10 gusht 2016. Ish-deputeti Sabri Hamiti është ftuar nga Prokuroria për të dëshmuar lidhur me rastin. Hamiti para gjykatës tha se në ditën kritike gazin lotsjellës […]

Në Gjykatën e Prishtinës sot po mbahet seanca e gjykimit ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca i cili akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend më 10 gusht 2016.

Ish-deputeti Sabri Hamiti është ftuar nga Prokuroria për të dëshmuar lidhur me rastin.

Hamiti para gjykatës tha se në ditën kritike gazin lotsjellës e kishin hedhur përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe atë Glauk Konjufca dhe Aida Derguti.

“Dy përfaqësuesit e kanë pas, Aida dhe Glauku”… “Këta e kanë hedhë tinëz, e kanë hedhë nën tavolinë, unë nuk i kam fotografu.” – tha Hamiti duke iu përgjigjur pyetjes së prokurorit, Besart Mustafa.

I njëjti shtoi se nuk ka shpjegim se si është hedhur gazi, por se është hedhur nën tavolinë.

Ndërkaq kur u pyet nga prokurori se a e ka parë të pandehurin duke hedhur gaz derisa nuk ishte përfunduar ende mbledhje, dëshmitari tha se nuk shihet dora saktë.

“Nuk kom shpjegim, gaz është hedhur, qysh, nuk shihet dora saktë, se çka gjuan nën tavolinë, as ti s’mundesh me e pa, është hedhur nën tavolinë “ – tha mes tjerash Hamiti..

Sabri Hamiti në atë kohë mbante pozitën e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës./kallxo

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?