Gorani: Qysh u harrua lajmi për ‘atentatin ndaj Kurtit’ brenda 4 orësh?

Gazetari Dukagjin Gorani, thotë se opinioni publik do të duhej të këmbëngulte për të vërtetën e informacionit se kryeministri Albin Kurti është kërcënuar me ‘eliminim fizik’. Kështu tha Gorani në Pressing, përcjell Periskopi: “Kushdo që e ka bë, pak sende merr vesh prej situatës politike dhe përdorimit të gjuhës. Tentim për attentat dhe plan për […]
Kështu tha Gorani në Pressing, përcjell Periskopi:
“Kushdo që e ka bë, pak sende merr vesh prej situatës politike dhe përdorimit të gjuhës.
Tentim për attentat dhe plan për attentat është një dallim i marramendshëm.
Tentimi nënkupton që dikush paska provu me bo atentant ndaj kryeministrit.
Pra, vepra ka qenë tuj u bo po për arsye që kërkush s’i mer vesh, nuk ka mujtë me u përfundu.
Fakti që sot nuk e përmend më kërkush, për mu është ma me rëndësi.
Kërcënimi me eliminim fizik ndaj një kryeministri është shqetësim shumë i madh për institucionet e sigurisë, nuk mundet me u harru pas 4 orësh.
Opinion publik kosovar duhet të insistojë, nëse kjo nuk është gënjeshtër, ish deshtë me insistu me u zhvillu hetimet dhe ato me përfundu me notifikim të kërcënuesve”, tha Gorani./Periskopi.












