Gërvalla: Kurti i mençur, i vendosur – nganjëherë s’mund ta ndali veten sa jam krenare që ndodhem në takime me të

Gërvalla: Kurti i mençur, i vendosur – nganjëherë s’mund ta ndali veten sa jam krenare që ndodhem në takime me të

Shefja e diplomacisë kosovare dhe drejtuesja e partisë “GUXO”, Donika Gërvalla-Schwarz në një intervistë për mediumin lokal “Istogu Chanel”, ka folur për raportin që ka me kryeministrin Albin Kurti dhe për përfoljet e shumta për përçarje apo krisje raportesh. Gërvalla ka thënë se bashkimi i Kurtit me Vjosa Osmanin ka qenë çelësi i fitores së […]

Gërvalla ka thënë se bashkimi i Kurtit me Vjosa Osmanin ka qenë çelësi i fitores së 14 shkurtit, dhe thotë se fakti që është kaluar nga përçarjet e kaluara të drejtueseve të institucioneve, në atë se apo shikohen në sy me njëri-tjetrin udhëheqësit e institucioneve tregon që ka unitet.

Bashkimi i Vjosa Osmani dhe Albini Kurtit ka qenë çelësi i fitores, prandaj dhe diskutohet kaq shumë, kush me kënd foli, a u idhnun a s’u idhnun. Jo ia dha dorën e pa në sy, jo s’e pa në sy. Fakti që kemi kalu nga përçarjet totale të së kaluarës të bartësve të institucioneve, kemi arritë aty që më na shiku a po e shohim njëri-tjetrin në sy tregon që kemi një unitet të jashtëzakonshëm”, ka thënë Gërvalla.

Sa i përket raportit me Kurtin, Gërvalla ka thënë se s’është çështje simpatie por çështje e respektit reciprok. Shefja e diplomacisë kosovare ka thënë se për dallim nga qytetarët e Kosovës, e ka fatin që merr pjesë në takimet që Kurti i zhvillon. Gërvalla thotë se ka raste kur s’mund ta ndal veten së ndjeri krenare që ndodhet bashkë në atë dhomë me Albin Kurtin.

Sipas kryediplomates, Kurti jo vetëm që është i mençur dhe i vendosur, por edhe shumë i saktë në kërkesat që i nevojiten Kosovës. Gërvalla thotë se është e bindur që Kurti s’luan me interesin e vendit.

“Unë s’mendoj që është çështje simpatie. Është çështje respektit të ndërsjellët. E kam fatin, për dallim nga qytetarët, që të jem shpesh në takimet që ai zhvillon. Dhe nga njëher s’mund ta ndali veten sa jam krenare që ndodhem në atë dhomë. Jo vetëm që është i mençur, jo vetëm që është i vendosur, por është tepër tepër i saktë në kërkesat që i nevojiten këtij vendi. Jam shumë e bindur që ky kryeministër asnjëherë nuk luan me fatin e vendit. S’luan as më ato nuancat e vogla në mes temave të mëdha dhe temave të vogla.”, ka thënë Gërvalla për Istogu Chanel/express/

‘Janë të Sami Lushtakut’: Donika Gërvalla godet LDK-në, në veçanti deputeten Doarsa Kica

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?