Gashi: Albin Kurti po bën filma, Maqedonia e Veriut e demantoi

Analisti Dardan Gashi, thotë se ‘lajmi për planin e atentatit ndaj kryeministrit Kurti, ishte film’. “Na shqetësoi krejt Kosovën që ka plan për atentant ndaj kryeministrit. Cka ishte kjo maskaradë e RTK-së. A ka send ma të keq, që Qeveria e ni shteti mik, me të thanë nuk ka një plan të tillë. Albin Kurti […]
Analisti Dardan Gashi, thotë se ‘lajmi për planin e atentatit ndaj kryeministrit Kurti, ishte film’.
“Na shqetësoi krejt Kosovën që ka plan për atentant ndaj kryeministrit. Cka ishte kjo maskaradë e RTK-së.
A ka send ma të keq, që Qeveria e ni shteti mik, me të thanë nuk ka një plan të tillë.
Albin Kurti po bën filma, Maqedonia e veriut e demantoi”, tha Gashi në debatplus, përcjell Periskopi.
Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi kundërshtoi Gashin në këtë formë:
“Prej informacioneve që janë nga institucionet e sigurisë, nuk e di se cka i duhet kjo kryeministrit.
A ka pasë kërcënime, po ka pasë. Më vjen mirë që nuk u bë më e madhe kjo punë”, ka thënë ai./Periskopi












