Furgoni me dinarë s’u lejua të hyjë në Kosovë, Bislimi reagon me akuza ndaj Serbisë

Furgoni me dinarë s’u lejua të hyjë në Kosovë, Bislimi reagon me akuza ndaj Serbisë

Zëvendëskryeminsitri Besnik Bislimi ka dalë me një deklaratë rreth raportimeve që një automjet me dinarë është ndaluar nga autoritetet kosovare në Jarinjë. Ai thotë se Banka e Serbisë ka dërguar një kamion me para nё pёrcjellje tё individёve qё prezantohen me kredenciale tё njё kompanie inekzistente një ditë para mbledhjes sё thirrur tё Kёshillit tё […]

Ai thotë se Banka e Serbisë ka dërguar një kamion me para nё pёrcjellje tё individёve qё prezantohen me kredenciale tё njё kompanie inekzistente një ditë para mbledhjes sё thirrur tё Kёshillit tё Sigurimit.

“Sot Banka ekuivalente e Serbisё (njё ditё para mbledhjes sё thirrur tё Kёshillit tё Sigurimit), ka dёrguar njё kamion me para (plot 117.000.000 dinarё) nё kufi, nё pёrcjellje tё individёve qё prezantohen me kredenciale tё njё kompanie inekzistente, me pretendimin qё paratё duan t’i dёrgojnё tek njё entitet po ashtu inekzistent nё Kosovё dhe pёr interes tё pёrfituesve, emrat e tё cilёve as i dijnё e as nuk i kanё. Paramendojeni njё paralele ku para inspektorit doganor, shfaqet njё kamion me mallra tё konsumit tё pёrditshёm, nga individё qё prezantohen nё emër tё kompanive inekzistuese, dhe pretendojnё qё mallin janё duke e dёrguar tek njё kompani, e cila po ashtu nuk figuron askund nё regjistrat zyrtarё tё shtetit”.

Ndërkaq, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, tha se kërkesës së kompanisë serbe që pyeti nëse mund të fusin dinarët në Kosovë i janë përgjigjur me vendimin e BQK-së.

“Sot kanë ardhur përfaqësuesit e një kompanie, palës serbe, kanë pyetur në Jarinje se a lejohet, ne ia kemi kumtuar që sipas vendimit të BQK-së, qarkullimi i mjeteve monetare duhet me u bë prej kompanive të autorizuara nga BQK-ja. Kanë kërkuar vetëm informacione. Ne i kemi treguar që kompania duhet me qenë e licencuar dhe e autorizuar nga BQK”, ka thënë Stavileci më herët për Express.

Deklarata e plotë:

Banka Qendrore e Kosovës ka vendosur rregulla precize që pёrcaktojnё se kush dhe si ka tё drejtё tё importojё euro dhe valuta të tjera nё Republikёn e Kosovёs.

Sipas rregullores, kjo mund tё bёhet vetёm nga institucionet financiare bankare dhe jo-bankare të licensuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, për ushtrimin e aktiviteteve financiare bankare dhe atё vetëm pas dhënies së licensës dhe autorizimit të veçantë me shkrim nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës për këtë shërbim.

Kjo rregullore ka hyrё nё fuqi nga data 1 shkurt. Pёr tё mundёsuar njё periudhё tranzitore gjatё sё cilёs pёrshtatja do tё bёhej pa ndonjё ndikim negativ tek grupe tё caktuara tё qytetarёve, BQK-ja ka ofruar vullnetin dhe ekspertizёn e saj nё gjetjen e njё zgjidhjeje afatgjatё dhe tё ligjshme, qё garanton transparencёn dhe ruan integritetin e sistemit financiar, duke siguruar kёshtu edhe sukses nё parandalimin e pastrimit tё parave. Kjo rregull vlen njёsoj si pёr importin e valutёs euro ashtu edhe pёr dollarin amerikan, funtёn angleze, dinarin serb apo çdo valutë tjetër.

Si pёrgjigje ndaj kёsaj, sot Banka ekuivalente e Serbisё (njё ditё para mbledhjes sё thirrur tё Kёshillit tё Sigurimit), ka dёrguar njё kamion me para (plot 117.000.000 dinarё) nё kufi, nё pёrcjellje tё individёve qё prezantohen me kredenciale tё njё kompanie inekzistente, me pretendimin qё paratё duan t’i dёrgojnё tek njё entitet po ashtu inekzistent nё Kosovё dhe pёr interes tё pёrfituesve, emrat e tё cilёve as i dijnё e as nuk i kanё.

Paramendojeni njё paralele ku para inspektorit doganor, shfaqet njё kamion me mallra tё konsumit tё pёrditshёm, nga individё qё prezantohen nё emër tё kompanive inekzistuese, dhe pretendojnё qё mallin janё duke e dёrguar tek njё kompani, e cila po ashtu nuk figuron askund nё regjistrat zyrtarё tё shtetit.

Krejt kjo me shpresёn se kёshtu do arrijnё tё manipulojnё e pastaj alarmojnё tё gjithё ata qё me tё drejtё angazhohen pёr sigurimin e vazhdimit tё mbёshtetjes pёr kategori tё caktuara brenda Kosovёs. Kjo flet shumё pёr nivelin e pavarёsisё sё institucionit kryesor qё udhëheq me “politikёn monetare” tё Serbisё.

Nuk ka dyshim se kjo dёrgesё e tillё, pa asnjё koordinim, paraqet njё hap unilateral tё Serbisё, me qёllim tё shkeljes flagrante tё funksionalitetit tё institucioneve tё Republikёs sё Kosovёs, synon krijim artificial tё tensioneve dhe si e tillë meriton tё dёnohet ashpёr nga gjithsecili qё kundёrshton hapat unilateral.

Republika e Kosovёs qëndron plot vullnet qё tё punojё dhe ndihmojё nё gjetjen e mekanizmit qё siguron qё mjetet e tilla tё dёrgohen nё mёnyrё ligjore tek pёrfituesit fundor, dhe atё nё afatin sa mё tё shpejtё tё mundur.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?