Finalizohet marrëveshja Shqipëri-Itali për njohjen e sigurimeve shoqërore

Finalizohet marrëveshja Shqipëri-Itali për njohjen e sigurimeve shoqërore

Shqipëria dhe Italia finalizojnë të martën marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Itali, gjatë së cilës do të firmosë marrëveshjen me homologun Tajani. Marrëveshja vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë […]

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Itali, gjatë së cilës do të firmosë marrëveshjen me homologun Tajani.

Marrëveshja vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë dhe italo-shqiptarë, të cilët kanë punuar me përkushtim për 30 vjet dhe kanë kontribuar në ekonominë dhe përparimin social të të dy vendeve tona.

Axhenda zyrtare e ministrit Hasani në Itali nis me një takim nesër në orën 11:00, me Presidentin e Komisionit për Politikat e Bashkimit Evropian, Giulio Terzi di Sant’Agata.

Në orën 16:30 do të zhvillohet takimi i ministrave të Jashtëm të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” dhe MPJ-ve të Ballkanit Perëndimor, me ftesë të zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.

Ndërsa në 6 shkurt, në orën 10:00 Hasani do të takojë homologun italian, Antonio Tajani me të cilin do të firmosë marrëveshjen për sigurimet shoqërore. Në orën 11.00 dy ministrat do të japin një deklaratë për media.

Ndërsa në orën 14:30 do të zhvillohet takimi me Presidentin e Komisionit të Çështjeve Evropiane, Alessandro Giglio Vigna.

Vizita e ministrit Hasani në Itali shënon një angazhim të thelluar për zgjerimin e bashkëpunimit me Italinë në fusha me interes reciprok, në përputhje me Deklaratën e Partneritetit Strategjik.

Synimi është rikonfirmimi i mbështetjes së Italisë, si në nivel dypalësh tashmë me një gamë të gjerë bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, ashtu edhe në atë shumëpalësh, sidomos në integrimin evropian, duke rikonfirmuar mbështetjen e Italisë për një proces të përshpejtuar integrues deri në vitin 2030, siç ka deklaruar zv.kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Tajani.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?