Eskorta gjigante e Blinkenit, shoqërohet nga rreth 20 makina

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Shqipëri. Avioni i tij ateroi në Aeroportin e Rinasit, ku u prit nga kryediplomati shqiptar, Igli Hasani. Blink kishte me vete një eskortë gjigante, në pamje shihet se ishin afro 20 makina që e shoqëronin atë. Në këtë numër të makinave, përfshihen edhe policia e shtetit […]
Avioni i tij ateroi në Aeroportin e Rinasit, ku u prit nga kryediplomati shqiptar, Igli Hasani.

Blink kishte me vete një eskortë gjigante, në pamje shihet se ishin afro 20 makina që e shoqëronin atë.

Në këtë numër të makinave, përfshihen edhe policia e shtetit që po përcjellin dhe kujdesen për sigurinë e Blinken.
Kujtojmë se pasdite, sekretari amerikan do të takohet me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Kryeministrin, Edi Rama.












