Erdogan me parti politike në Gjermani, synon ta marrë futbollistin Mesut Özil

Erdogan me parti politike në Gjermani, synon ta marrë futbollistin Mesut Özil

Aleanca Demokratike për Diversitet dhe Lëvizje. Kështu quhet një degë e partisë AKP e Recep Tayyip Erdogan, e themeluar në Gjermani. Themelimi i saj ka ngjallur reagime në shtetin gjerman, ndërkohë që disa politikanë, kanë shprehur shqetësimin për degën e partisë së Erdoganit në Gjermani dhe gjasat që ajo të jetë pjesëmarrëse në zgjedhjet evropiane […]

Aleanca Demokratike për Diversitet dhe Lëvizje. Kështu quhet një degë e partisë AKP e Recep Tayyip Erdogan, e themeluar në Gjermani.

Themelimi i saj ka ngjallur reagime në shtetin gjerman, ndërkohë që disa politikanë, kanë shprehur shqetësimin për degën e partisë së Erdoganit në Gjermani dhe gjasat që ajo të jetë pjesëmarrëse në zgjedhjet evropiane të 9 qershorit.

Bili gjerman, tani shkruan se fytyra e fushatës së partisë së Erdoganit, do të jetë futbollisti 35 vjeçar, Mesut Özil, shkruan Periskopi.

Në mënyrë që partia të pranohet për të garuar në zgjedhje, nevojiten 4,000 nënshkrime.

Themeluesi i kësaj dege, Fatih Zingal, po vazhdon punën për mbledhjen e nënshkrimeve.

“Telefoni nuk pushon vazhdimisht. Kemi përkrahje të madhe, përfshirë nga disa figura të njohura në Gjermani’.

“Ka disa persona të njohur në Gjermani të cilët kanë zgjedhur të pranojnë problemet që ekzistojnë në shqëri” – thotë Zingal – duke përmendur yllin e futbollit Mesut Ozil.

“Ai është një djalë i mirë. Ka bërë aq shumë për kombëtaren e Gjermanisë. Futbollist i madh, figurë e madhe publike”, shprehet Zingal.

Ai shpreson që do ta kenë një përkrahje më të fuqishme nga fytyra publike turko-gjermane, si rasti i Ozil.

“Sigurisht se do të ishim shumë të lumtur ta kemi Ozilin në fushatën promovouese për DAVA-n”, thotë ai.

“Me Ozilin, qartëisht vërehen synimet dhe programi i DAVA-s: që jeni i pranuar në shoqërinë gjermane, që luani për kombëtaren e futbollit dhe që pranoheni shkëlqyeshëm në shoqërinë gjermane”, thotë ai dhe shton:

“E njëjta përshtypje më krijohet nga shumë njerëz që takoj çdo ditë dhe bisedoj me ta lidhur me DAVA-n”, shton ai.

Themelimi i një dege të partisë AKP të Erdoganit në Gjermani, ka shkaktuar reagime kritike. Partia me emrin DAVA mund të marrë pjesë në zgjedhjet evropiane të 9 qershorit.

Politikanët nga disa parti në Gjermani kanë shprehur shqetësimin për themelimin e një dege të partisë turke AKP në Gjermani, që me gjasa do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme evropiane që do të mbahen më 9 qershor. Njoftimet e para për themelimin e një “partie turko-islamiste” të quajtur DAVA (Aleanca Demokratike për Diversitet dhe Lëvizje) i dha  gazeta gjermane “Bild am Sonntag”.

Çfarë kërkon partia e re?

“Bild am Sonntag” shkruan se ka akses në deklaratën e themelimit të partisë, dhe se janë zgjedhur katër kandidatë për zgjedhjet evropiane. Katër burrat thuhet se kanë punuar më parë për partinë qeverisëse islamike-konservatore AKP të presidentit turk Rexhep TajipErdoganose organizatat e saj. Gazeta thekson gjithashtu se të dy ishin anëtarë të SPD-së.

Bild am Sonntag” shkruan se DAVA kërkon që “njerëzit me rrënjë të huaja të marrin të drejta të plota”. Këta persona shpesh “kur kërkonin apartamente, kur aplikonin për punë, por edhe në shumë situata të përditshme si në kontakt me autoritetet, përjetonin se nuk trajtoheshin si anëtarë të plotë të shoqërisë europiane”. Partia dëshiron të luftojë kundër varfërisë së fëmijëve dhe të moshuarve dhe bën thirrje për një “politikë pragmatike refugjatësh pa ideologji”.

Duke iu referuar deklaratës së themelimit të DAVA, agjencia turke e lajmeve Anadolu raportoi se partia e re dëshiron të jetë “një zë i fortë për të nënpërfaqësuarit politikisht”, shkruan Spiegel.

Esken: Ne jemi një popull

Duke reaguar ndaj këtij lajmi, kryetarja e SPD-së, Saskia Esken, tha për Ëelt-TV se është e rëndësishme që “të bëjmë të qartë për bashkëqytetarët tanë me origjinë turke se Gjermania është bashkë, se ne jemi një popull, se nuk do të lejojmë që autoritetet të merren nga forcat ekstremiste të djathta që duan të dëbojnë emigrantët. Por tendencat përçarëse të Rexhep Tajip Erdoganit nuk duhet të luajnë rol as në Gjermani”.

Beck: Pjesë e strategjisë afatgjatë të ndërtimit të një bote paralele

Presidenti i Shoqatës Gjermano-Izraelite, Volker Beck (Të Gjelbërit) i tha televizionit Ëelt se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po përpiqet të “disintegrojë” njerëzit me origjinë turke në Gjermani dhe “të ndërtojë një botë paralele”. AKP po përpiqet të “përçajë shoqërinë tonë – dhe së bashku ne duhet të veprojmë kundër saj”. Beck vlerësoi se krijimi i partisë, DAVA është në përputhje me traditën e një strategjie që vazhdon prej vitesh: Erdogan dhe AKP kanë vite që punojnë për të ndërtuar një “botë paralele” besnike ndaj AKP-së, për shembull, me themelimin e shkollave dhe shoqatave të xhamive.

De vris: Qeveria nuk duhet ta marrë lehtë këtë

Eksperti i çështjeve të brendshme të CDU, Christoph de Vries, tha për BamS se qeveria federale “nuk fuhet ta marrë lehtë formimin e kësaj partie”. Autoritetet e sigurisë do të duhet të monitorojnë nga afër të gjitha aktivitetet e kësaj partie dhe lidhjet e saj me qeverinë turke dhe të ndërhyjnë – nëse qeveria turke ushtron ndikim të drejtpërdrejtë.

Spahn: Një tjetër parti ekstreme në Gjermani

Jens Spahn (CDU), nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU dhe ish-ministër i shëndetësisë, shkroi në Platformën X: “Një degë e Erdogan-AKP në Gjermani do të ishte një tjetër parti ekstreme në vend. Fatkeqësisht, injoranca ideologjike e qeverisë së semaforëve (qeveria e koalicionit) ia bën punën më të lehtë: shtetësia e dyfishtë për turqit që jetojnë në Gjermani do të bëhet rregull de facto. Së fundi, financimi i jashtëm i xhamive gjithashtu duhet të ndalet. Përndryshe, ndikimi i forcave radikale do të rritet!”.

Özdemir: “Gjëja e fundit që na duhet”

Për këtë, ministri i Bujqësisë Cem Özdemir (Të Gjelbërit) u përgjigj: “Ku jemi dakord: që dega e Erdoganit të kandidojë në zgjedhje është gjëja e fundit që na duhet.” Megjithatë, ajo që më habit është se qeveritë kristiandemokrate në mënyrë të veçantë i kanë ballafaquar vazhdimisht DITIB & Co. Shpresoj që më në fund të marrë fund ky naivitet”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?