E ka mbushur me shokë e militantë BQK-në, Kurti e quan institucion të pavarur: Qeveria s’mund të ndikojë

E ka mbushur me shokë e militantë BQK-në, Kurti e quan institucion të pavarur: Qeveria s’mund të ndikojë

Kryeministri Albin Kurti deklaroi sot se qeveria që ai drejton nuk mund dhe nuk duhet të ndikojë në vendimmarrjen e Bankës Qendrore të Kosovës që euro të jetë valuta e vetme për pagesë në vend, pasi BQK është institucion i pavarur e profesional. Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me komandantin e KFOR-it, […]

Kryeministri Albin Kurti deklaroi sot se qeveria që ai drejton nuk mund dhe nuk duhet të ndikojë në vendimmarrjen e Bankës Qendrore të Kosovës që euro të jetë valuta e vetme për pagesë në vend, pasi BQK është institucion i pavarur e profesional.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me komandantin e KFOR-it, gjeneral major Ozkan Ulutaș, me të cilin diskutoi mbi situatën e sigurisë në vend dhe  bashkëpunimin mes Kosovës dhe misionit KFOR.

Lidhur me rregulloren e re të Bankës Qendrore, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e ruajtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së institucioneve publike dhe funksionimit të pavarur e të pandikuar të tyre.

Kurti foli edhe për rëndësinë e luftimit të pastrimit të parave dhe kriminalitetit dhe tha se Kosova euron si valutë e ka marrë nga Bashkimi Evropian.

“Qeveria mbështet zbatimin e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në gjithë vendin. Përveçse për ligjshmëri e rregull, kujdeset edhe për paqe dhe siguri. Mirëqenia dhe siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës është prioritet i Qeverisë, andaj edhe do të përkujdeset që qytetarët të mos ndikohen negativisht nga vendimet e institucioneve. Në këtë drejtim çdo ankesë do të trajtohet me seriozitet dhe adresohet me shpejtësi”, ka thënë Kurti.

Rregullorja e re e BQK-së lidhur me operacionet me paratë e gatshme ka hyrë në fuqi nga data 1 shkurt. Sipas kësaj rregulloreje, valuta e vetme që lejohet të përdoret për kryerje të transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Kosovë është euro.

BE dhe SHBA kanë shprehur shqetësime për pasojat që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës, për shkak të mungesës së konsultimeve paraprake. BE ka insistuar që kjo çështje të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi, si dhe të gjendet një zgjidhje.

Në rregulloren e BQK-së, thuhet se valutat jo euro mund të përdoren vetëm për t’u ruajtur “në formë fizike apo në llogaritë bankare” dhe me to mund të kryen pagesa ndërkombëtare dhe këto valuta po ashtu mund të përdoren për këmbim.

Por, këmbimi, sipas BQK-së, mund të kryhet vetëm përmes institucioneve të licencuara nga ajo për këtë shërbim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?