Çitaku – Osmanit: Fol Presidente, a e mbështetë konfrontimin e Kurtit me Amerikën?

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, thotë se ‘dihet botërisht se nuk ka asnjë koordinim të Kosovës me SHBA-të” Për këtë, ajo thotë se u pa në seancën e Këshillit të Sigurimit e cila sipas saj, ‘shpërfaqi formën më brutale këtë mos-koordinim’. Ajo shkruan: Se nuk ka asnjë koordinim me SHBA-të tashmë është e ditur botërisht. […]
Për këtë, ajo thotë se u pa në seancën e Këshillit të Sigurimit e cila sipas saj, ‘shpërfaqi formën më brutale këtë mos-koordinim’.
Ajo shkruan:
Se nuk ka asnjë koordinim me SHBA-të tashmë është e ditur botërisht. Seanca e Këshillit të Sigurimit shpërfaqi në formën më brutale këtë mos-koordinim.
Dhe për çka? Për dinarë e fletushka.
Ky popull e ky vend, në koordinim me aleatët ka larguar tankset serbe. Është çliruar, është pavarësuar. Është njohur nga mbi 100 shtete.
Është momenti i fundit që Presidentja, si bartëse e politikës së jashtme të deklarohet publikisht, a e mbështetë kursin konfrontues të Kurtit, apo mendon ndryshe.
Fol Presidente, kësaj radhe, heshtja nuk është flori.












