Çitaku: Kurti po don me rrënu ushtrinë e cila u ndërtua me gjak e sakrificë

Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka reaguar pas raportimeve se qindra pjesëtarë të FSK-së, nga të gjitha rangjet, kanë dorëzuar padi individuale kundër Qeverisë së Kosovës, pasi kjo e fundit kundërligjshëm ua ka ndaluar shtesat në paga dhe kompensimet tjera, ka vlerësuar se kryeministri, Albin Kurti, “po dëshiron rrënimin e institucionit më kredibil në Kosovë”. […]
Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka reaguar pas raportimeve se qindra pjesëtarë të FSK-së, nga të gjitha rangjet, kanë dorëzuar padi individuale kundër Qeverisë së Kosovës, pasi kjo e fundit kundërligjshëm ua ka ndaluar shtesat në paga dhe kompensimet tjera, ka vlerësuar se kryeministri, Albin Kurti, “po dëshiron rrënimin e institucionit më kredibil në Kosovë”.
“Po dëshiron rrënimin e ushtrisë e cila është ndërtuar me gjak, djersë, mund dhe sakrificë. Po dëshiron rrënimin trashëgimtares së UÇK-së”, ka shkruar Çitaku.












