Çipi në tru: Si funksionon dhe çka duhet të dini?

Çipi në tru: Si funksionon dhe çka duhet të dini?

Miliarderi i Teknologjisë, Elon Musk ka deklaruar në fillim të kësaj jave se kompania e tij Neuralink ka implantuar me sukses një nga çipat e saj të trurit me valë te një njeri për herë të parë. “Rezultatet fillestare zbuluan pika premtuese të neuroneve ose impulse nervore dhe pacienti po shërohet”, tha ai. Por, si […]

Elon Musk është i njohur për kompani të profilit të lartë si Tesla dhe SpaceX. Këtë javë, ai bëri të ditur për ‘testin’ e ri që synon bashkimin e mendjes së njeriut me inteligjencën artificiale. Kjo bëhet nëpërmjet çipit inteligjent.

Neuralink është një nga kompanitë e Musk. Kjo kompani ka krijuar një pajisje e cila do të futet në mendjen e njeriut, mund ta regjistrojë gjithë informacionin në tru dhe synimi është që edhe ta stimulojë aktivitetin në tru.

Para pak ditësh, Musk njoftoi se Neuralink ka bërë implantin e parë të këtij çipi në trurin e njeriut.

Çka duhet të dini më shumë rreth Neuralink?

U themelua në vitin 2016 nga Elon Musk. Për herë të parë, themelimi i kësaj kompanie u bë i ditur në vitin 2017, nga një artikull i Ëall Street Journal.

Çka po bën Neuralink dhe si funksionon çipi në tru?

Neuralink është duke krijuar dy lloje pajisjesh.

E para, është çipi që do të implantohet në eshtrat e njeriut, i cili nëpërmjet elektrodave do të arrijë deri në trurin e njeriut.

Neuralink është i fokusuar të merret me ‘trashësinë e çipit’. Secila fije e çipit që arrin deri në tru, raportohet se është 20 herë më e hollë se qimja e flokëve të njeriut.

Telat janë të pajisur me 1024 elektroda, të cilat janë në gjendje të monitorojnë aktivitetin e trurit dhe, teorikisht, të stimulojnë elektrikisht trurin. Çipi i transmeton këto të dhëna me valë nëpërmjet çipit në kompjuterë, ku studiuesit mund t’i studiojnë ato.

Pjesa e dytë: një robot që automatikisht do ta implantojë çipin në tru

Bussines Insider raporton se roboti në mënyrë automatike do të mund ta fusë çipin në trurin e njeriut. Neuralink, ka publikuar një video në janar 2021 për të njoftuar punën e këtij roboti.

Musk ka thënë se kjo ‘makinë do të mund të implantojë elektrodat e Neuralinkut shumë më lehtë sesa operacioni laserik i syrit’.

Në vitin 2020, Neuralink ka vendosur një çip në trurin e një derri. Në atë eksperiment, kompania ka marrë të dhënat se si mund t’i përdorte ato në rastin e vendosjes së çipit në trurin e njeriut. /Përktheu shkurtimisht nga Bussines Insider: Periskopi

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?