Borrell pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin: Stabiliteti në rajon, vetëm përmes normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrel, ka njoftuar për takimet që ka pasur me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në margjinat e Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë. Përmes një postimi në platformën X, Borrell […]
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrel, ka njoftuar për takimet që ka pasur me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në margjinat e Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.
Përmes një postimi në platformën X, Borrell ka thënë se stabiliteti i qëndrueshëm dhe paqja në rajon mund të arrihen vetëm nëpërmjet normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Stabiliteti i qëndrueshëm dhe paqja në rajon mund të arrihen vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Rruga drejt kësaj shkon përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkroi ai.












