Bislimi lëvdata Projektligjit që po kritikohet nga organizata vendore e ndërkombëtare të gazetarëve

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka lavdëruar Projetligjin e shumë-kritikuar nga shoqëria civile, organizatat vendore e ndërkombëtare të gazetarëve për Komisionin e Pavarur për Media. “Për Kosovën shtet që synon të bëhet vend anëtar i BE-së, nuk ka asnjë dyshim e as kompromis për plotësimin e kësaj direktive. Kemi qenë dëshmitarë i dëmeve të shkaktuara nga mungesa […]
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka lavdëruar Projetligjin e shumë-kritikuar nga shoqëria civile, organizatat vendore e ndërkombëtare të gazetarëve për Komisionin e Pavarur për Media.
“Për Kosovën shtet që synon të bëhet vend anëtar i BE-së, nuk ka asnjë dyshim e as kompromis për plotësimin e kësaj direktive.
Kemi qenë dëshmitarë i dëmeve të shkaktuara nga mungesa e rregullave që kërkojnë transparencë mbi pronësinë e mediave.
Këtë gjë tani e kemi adresuar përmes ligjit për KPM-në, ashtu sic kërkohet edhe për përfituesit fundorë.
Sic kërkon direktiva, transparenca e medias është e lidhur direkt me lirinë e medias.
Meqë natyra e shërbimeve audio-vizuele ka ndikimin mbi formimin e opinionit, shfrytëzuesit kanë të drejtë ta dinë se kush është përgjegjës mbi përmbajtjen.
Në formën që kemi hartuar dhe miratuar projektligji, adreson rekomandimet që dalin nga Raporti për Vendin.
Mbikëqyrja nga një organ i pavarur kushtetues, pavarësia e të cilit rritet përmes numrit më të madh të anëtarëve të Bordit, dëshmon ndarjen nga politika dhe ndikon në ruajtjen e pavarëisë së operimit të mediave, që është e domosdoshme dhe e rëndësishme”, tha Bislimi./Periskopi
Lexo edhe këtë:












