Bislimi godet Gjykatën Kushtetuese: Nuk mundet me vendosë gjithçka ose le të dalë të kërkojë vota – të bëhet Qeveri

Bislimi godet Gjykatën Kushtetuese: Nuk mundet me vendosë gjithçka ose le të dalë të kërkojë vota – të bëhet Qeveri

Një ligjeratë me elemente banaliteti për Gjykatën Kushtetuese, mbajti zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në Komisionin ku po shqyrtohet Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave Ja çka tha ai, si kundër-përgjigje për PDK-në, deputeti i së cilës Isak Shabani, paralajmëroi se Ligji për KPM-në mund të dërgohet në Kushtetuese. Bislimi thotë se ‘Gjykatës Kushtetues po i […]

Ja çka tha ai, si kundër-përgjigje për PDK-në, deputeti i së cilës Isak Shabani, paralajmëroi se Ligji për KPM-në mund të dërgohet në Kushtetuese.

Bislimi thotë se ‘Gjykatës Kushtetues po i jepen kompetenca që nuk i ka’. Ai tha se ‘që Kushtetuesja të vendosë për këto gjëra, duhet të dalë të kërkojë vota’, shkruan Periskopi.

“Në zgjedhje nacionale subjektet politike garojnë me platforma dhe program dhe pastaj partia politike që fiton zgjedhje, mundohet me i shty ato procese që ia ka premtu elektoratit. Nëse ne themi synim i joni është me e forcu Ushtrine përmes legjislacionit ne forcojmë Ushtrinë.

Me thanë që për mu ligji është ligj vec kur të thotë Gjykata Kushtetuese, është me pretendu që Qeveria e vertetë është Gjykata Kushtetuese, kjo është gabim.

Qeveria bën ligjet, Gjykata Kushtetuese ruan Kushtetutën, nuk është Qeveri, nuk është qeveri paralele.

Nesër keni me pretendu se unë vi në punë në ora 8 vetëm nëse më thotë Gjykata Kushtetuese me ardhë në ora 8.

Unë ulem në karrigen e tretë, vec nëse me thotë Gjykata Kushtetuese me u ulë në karrigen e tretë.

Nuk bën me e veshë Gjykatën Kushtetuese me kompetenca që nuk i takojnë. Sot Gjykata Kushtetuese po vendos sa duhet me qenë koeficienti.

Nuk mundet Gjykata Kushtetuese me e vendosë sa duhet me qenë paga e zëvendëskryeministrit.

Duhet me u bë Qeveri njëherë, me dalë me kërku vota te qytetarët si Gjykatë Kushtetuese tani me thënë unë e caktoj pagën e deputetit, unë vendosi a ka me i pasë KPM shtatë anëtarë apo 11 anëtarë. Nuk mundet me vendosë, Qeveria vendosë”, tha ai./Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?