Bislimi – BE’së: Mos na detyroni ta eskalojmë situatën prapë

Bislimi – BE’së: Mos na detyroni ta eskalojmë situatën prapë

I ashpër me bashkësinë ndërkombëtare, është treguar zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, në intervistën dhënë mbrëmë në emisionin Konfront të KTV-së. Ai tha se ‘ligjet në Kosovë nuk i miraton zyra e BE-së’ por institucionet përkatëse. Bislimi pati edhe një mesazh për bashkësinë ndërkombëtare, më saktësisht Bashkimin Evropian: “Mos na detyroni ta eskalojmë situatën prapë”. “Vendimet tona […]

Ai tha se ‘ligjet në Kosovë nuk i miraton zyra e BE-së’ por institucionet përkatëse. Bislimi pati edhe një mesazh për bashkësinë ndërkombëtare, më saktësisht Bashkimin Evropian: “Mos na detyroni ta eskalojmë situatën prapë”.

“Vendimet tona ose duhet të jenë perfektë ose sanksione. Nëse vendimi juaj nuk është perfekt, më i mirë se i një vendi skandinav, nuk thuhet ky vendim ka të meta por sanksione.

Mendoj që brenda një vendimi shumë të keq dhe vendimi shumë të mirë ka disa nuanca ku pastaj mund të vendoset një qëndrim i autoriteteve të Kosovës.

Por që nga viti 2011, Kosova nuk është më në pavarësi të mbikëqyrur. Ligjet i miratojnë ministritë përkatëse e jo zyra e zotit Sunyuong.

Kosova është e pavarur nga viti 2008. Të mos insistohet në vazhdimësi a jeni koordinu, a jeni koordinu”, tha ai, përcjell Periskopi.

Kur foli për masat e BE-së që janë në fuqi, Bislimi tha:

“Masat janë për de-eskalim të situatës. Brukseli ka menduar që sulmi i kriminelëve serbë më datë 29 maj, ka mujtë me u evitu sikur Kosova të mos i dërgonte kryetarët në veri. Më 3 qershor ka qenë një deklaratë ku një burokrat i Brukselit, e shpjegon se cka në mendimin e tij nënkupton de-eskalim. Pastaj, kemi pasë takimin në Bratisllavë ku jemi dakorduar. Deklarata e Bratisllavës e ka një titull, aranzhimet mes Kosovës dhe BE-së për përmbushjen e deklaratës së 27 vendeve të BE-së. Qito janë dakordimet tona, se si përmbushen kërkesat e 27 vendeve. Ato kushte i kemi përmbushë.

Unë po them, nëse BE thotë e kemi edhe një kusht, ato pushojnë si masa për de-eskalim. Ka tendencë që të njëjtin produkt me ta shitë pesë herë”, tha ai.

Por, Bislimi pati edhe një mesazh kërcënues për BE-në:

Mos na detyroni me eskalu situatën për me iu tregu që e de-eskalojmë prapë.

BE na ka thënë neve vetë, në këtë zyre, që është e pakuptimtë për neve që Kosova është nën masa pse ka dërgu katër kryetarë në komunat e tyre në veri, që nuk përbën asnjë lloj krimi, e Serbia ka bërë krim në Kosovë”, tha ai./Periskopi

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?