Biden i shkruan letër Vuçiqit: ShBA’të mbështesin fuqimisht rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE, bëri progres në dialogun me Kosovën

Biden i shkruan letër Vuçiqit: ShBA’të mbështesin fuqimisht rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE, bëri progres në dialogun me Kosovën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka shkruar letër urimi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Serbisë. Në mesazhin e urimit, Biden ka konstatuar se Serbia bëri progres në dialogun me Kosovën. Ai i tha Vuçiqit se Ballkani është në interes të SHBA-së, duke e inkurajuar […]

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka shkruar letër urimi presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Serbisë.

Në mesazhin e urimit, Biden ka konstatuar se Serbia bëri progres në dialogun me Kosovën. Ai i tha Vuçiqit se Ballkani është në interes të SHBA-së, duke e inkurajuar “të vazhdojë me progresin e vitit të kaluar në dialogun me Kosovën”, raporton N1, mediumi që shërben si filial i CNN-it në Beograd.

“E inkurajoj Serbinë që të vazhdojë me progresin e vitit të kaluar në dialogun me Kosovën, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian. Marrëveshja për normalizim dhe zbatim paraqet hapa kyç drejt një të ardhmeje më paqësore dhe më të suksesshme për Serbinë, rajonin dhe Europën”, thuhet në mesazhin e Biden.

Në emër të popullit të SHBA-së, Biden i dërgoi “urimet më të mira” Vuçiqit.

“SHBA vlerëson mbështetjen që Serbia i dha Ukrainës në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të saj territorial kur u përball me pushtimin brutal të Rusisë”, thuhet ndër tjerash në mesazhin e presidentit të SHBA-së.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE dhe mbeten të përkushtuara për të ndihmuar Serbinë të forcojë institucionet e saj demokratike drejt përmbushjes së këtij qëllimi. Ndërtimi i një Ballkani Perëndimor më të suksesshëm dhe më të qëndrueshëm është në interesin e SHBA-së dhe Serbisë, dhe në të ardhmen pres me padurim avancimin e këtij qëllimi duke forcuar sigurinë energjetike rajonale dhe duke zgjeruar lidhjet tona ekonomike”, shton Biden.

“Forcat tona të armatosura vazhdojnë të shërbejnë krah për krah në Sinai, duke promovuar paqen dhe sigurinë rajonale. Pjesëmarrja e Serbisë në misionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian ka qenë gjithashtu çelësi për mbështetjen e stabilitetit në pjesë të tjera të botës”, thuhet në mesazhin e urimit të Presidentit të SHBA-së dërguar në Beograd.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?