Berisha për “tentim atentatin” ndaj Kurtit: Viktimizim para elektoratit

Berisha për “tentim atentatin” ndaj Kurtit: Viktimizim para elektoratit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, “tentim atentatin” e raportuar ndaj kryeministrit Albin Kurti e ka quajtur viktimizim para elektoratit të tij “në luftën kundër Serbisë”. Duke folur për raportimet për tentim atentati, Berisha ka thënë se PDK-ja do të propozojë hetim parlamentar për pretendimet. Sipas tij, Kurti “përpiqet të krijojë armiq të […]

Sipas tij, Kurti “përpiqet të krijojë armiq të brendshëm” për shkak “të dëmeve që ia bëri Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”. Sipas tij, këto veti janë të “diktatorëve, autokratëve dhe regjimeve komuniste”.

“Këto janë terma shumë shqetësuese, unë mendoj se këtë temë këtë frymë siç e ka prezantuar kryeministri ne duhet ta ngrisim një komision hetimor brenda parlamentar. Së pari do ta ngris në këtë komision (për Siguri dhe Mbrojtje) ku ishim edhe pse nuk arritëm për shkak të përplasjeve por do ta ngrisëunë në parlament që të ketë një komision që e heton këtë pretendimet e kryeministrit. Kjo është shumë e rrezikshme, e tashti nëse nga kompleksi i pozicionit të vet në raport me Serbinë dhe Vuçiqin në tavolinë, skenarëve që kanë krijuar për të destabilizuar Kosovën…”, ka thënë Berisha për “Ekonomia Online”.

Berisha ka thënë se tentimi për atentat do ta ndryshonte komplet agjendën e kryeministrit. Këtë, Berisha e sheh edhe si viktimizim para elektoratit të tij në “luftën kundër Serbisë”.

“Nëse ka pasur edhe sikur të kishte pas (tentim për atentat) shërbimi inteligjent e kishte kap me kohë. Ai nuk e bën publike fare në media, e lëviz agjendën e kryeministrit komplet, unë e njoh natyrën e funksionimit të shteteve. E lëviz komplet agjendën shtetërore të kryeministrit, e shmang mundësinë duke mos e ndalur hetimin dhe kapjen e atyre që kanë pretenduar diçka të tillë. Prandaj kjo është thjesht një lloj strategjie e viktimizimit dhe të dëshmojë para elektoratit të vet, ‘shihe sa patriot jam unë, çka po i bëj unë Serbisë sa që po duan edhe me më vra’, duke involvuar edhe një konflikt brenda shqiptarëve. Kjo është një strategji shumë e rrezikshme”, ka deklaruar ai.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka mohuar se ka pasur tentim atentati ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sa ka qenë në vizitë në Shkup.

Kurti ka thënë të shtunën se ka parë forca të shumta policore në Shkup gjatë mbledhjes që pati me partitë socialiste. Ai ka theksuar se ka kërcënime nga individë e struktura që rrënjët i kanë në Beograd.

Ishte Radiotelevizioni Publik i Kosovës që fillimisht raportoi sipas burimeve se ka pasur tentativë atentati kundër kryeministrit të Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?