Babai rrah vajzën në Ferizaj, Policia ia gjen edhe një armë pa leje

Një burrë në Ferizaj është shoqëruar në Polici, pasi njëjti ka rrahur vajzën e tij, shkruan Periskopi. Siç njofton Policia e Kosovës,61 vjeçari i ka shkaktuar lëndime trupore vajzës së tij dhe i njëjti ka pranuar se posedon një armë zjarri pa leje. “Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari A.A është ndaluar në […]
Një burrë në Ferizaj është shoqëruar në Polici, pasi njëjti ka rrahur vajzën e tij, shkruan Periskopi.
Siç njofton Policia e Kosovës,61 vjeçari i ka shkaktuar lëndime trupore vajzës së tij dhe i njëjti ka pranuar se posedon një armë zjarri pa leje.
“Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari A.A është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit, pistoletë me 11 fishekë.”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Me datën 04.02.2024 rreth orës 11:25, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në fshatin Greme të Ferizajt është një rast i dhunës në familje.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policët e rendit dhe hetuesit policorë, të cilët kanë arrestuar personin A.A ( M/K) i moshës 61 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje i kishte shkaktuar lëndime trupore vajzës së tij, e cila ka pranuar tretman mjekësor në qendrën emeregjente në Ferizaj.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe gjatë intervistimit nga hetuesit policorë, ka pranuar se posedon një armë zjarri pa leje.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari A.A është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit, pistoletë me 11 fishekë.
Rasti është cilësuar “Dhunë në familje, lëndim i lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje”












