Azemi: Nëse s’ka rritje pagash, 120 punëtorët teknikë do të largohen nga puna

Azemi: Nëse s’ka rritje pagash, 120 punëtorët teknikë do të largohen nga puna

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se 120 punëtorë teknik të shkollave në Prishtinë u janë bashkuar grevës me kërkesë për rritje page, raporton Ekonomia Online. Pas vizitës që e bëri në Shkollën e Mesme “Naim Frashëri” në Prishtinë, Azemi deklaroi se të gjitha shkollat kanë hyrë […]

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur se 120 punëtorë teknik të shkollave në Prishtinë u janë bashkuar grevës me kërkesë për rritje page, raporton Ekonomia Online.

Pas vizitës që e bëri në Shkollën e Mesme “Naim Frashëri” në Prishtinë, Azemi deklaroi se të gjitha shkollat kanë hyrë në grevë, përjashtuar shkollën “Dardania”. Për këtë të fundit, shprehet optimist se do t’i bashkohet nesër grevës.

“Me përjashtim të shkollës ‘Dardania’ të cilët mendoj se gjatë ditës do t’i bashkangjiten, të gjitha shkollat janë në grevë dhe realisht kjo grevë ka ardhë si pasojë e presionit të punëtorëve. Nëse nuk realizohen kërkesat tona, në bazë të vendimit që e kanë sjellë punëtorët këtë javë do të negociohet, nëse nuk ka negocime atëherë javën tjetër të gjithë punëtorët do të lirojnë vendet e tyre të punës dhe do të sillen punëtorët tjerë. Është një diskriminim i llojit të tillë përderisa në të njëjtin vend në të njëjtën shkollë këta punojnë dhe marrin dikush 230 e dikush 270 euro, po të njëjtit punëtorë marrin 405 euro, ka buxhet por nuk ka ndershmëri. Po më duket që Komuna e Prishtinës sa më keq që është po i duket se është më mirë”, u shpreh Azemi.

E në rast se nuk përmbushën kërkesat e tyre, Azemi ka paralajmëruar largim të të gjithë punëtorëve nga shkollat e Kryeqytetit.

“Realisht që një vit ne negociojmë dhe nuk mund të qasemi ashtu si duhet dhe ka ardhë një kohë që ne nuk do të punojmë për të tjerët, ne do ta kryejmë obligimin tonë por duam pagesën tonë, nëse jo realisht nga java tjetër këta punëtorë nuk do të jenë këtu dhe Komuna le t’i gjejë punëtorë tjerë”, deklaroi Azemi, duke thënë se greva po respektohet 100 për qind.

“Numri i (punëtorëve që kanë hyrë në grevë) është rreth 120. Thash se ‘Dardania’ gjatë ditës hynë sepse ka qenë një moskoordinim i mirë në atë aspekt dhe greva po respektohet 100 për qind sipas marrëveshjes që është bërë”.

E Nazmi Veseli, punëtor teknik në shkollën “Naim Frashëri”, e konsideron të papranueshëm pagën që e merr.

“Për arsye se jem në grevë na kanë imponu pa qare pa dashjen tonë sepse rroga është shumë e ulët, 270 nuk janë kurrgjë, jemi duke kërkuar barazimin e kolegeve tanë që janë nën menaxhimin e komunës vetëm atë jemi duk kërkuar asgjë më shumë. Çdo herë na kanë thënë shtator, tetor do të këqyrim dhe për këtë arsye pa dëshirën tonë se po na vjen keq prej nxënësve sepse nxënësit janë duke e pësur, por na u ka imponur”, u shpreh ai.

Kërkesë të njëjtë ka edhe Nadire Buzuku, e cila mirëmban këtë shkollë.

“Jam punëtore e shkollës ‘Naim Frashëri’. Jemi hyrë në grevë për shkak të rrogës sepse 270 euro nuk po na dalin, megjithë shpenzimet që i kemi. Kemi kërkuar çdo herë, protesta, greva por nuk ka pas asgjë prej tyre. Asnjë shtet nuk ka më keq se na”, deklaroi Buzuku.

Azemi vazhdoi në Shkollën e Mesme “Pjetës Bogdani”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?