Asamblistja e LVV-së nënshkruan në emër të punëtorëve që nuk shkojnë në punë

Asamblistja e LVV-së nënshkruan në emër të punëtorëve që nuk shkojnë në punë

Grevë me nënshkrime të falsifikuara. Ka disa ditë që ka përfunduar greva e punonjësve të Kompanisë Regjionale për Mbeturina “Partërtia” në Ferizaj. Kjo grevë që nisi në mesin e muajit janar, e bllokoi operimin e kompanisë duke pamundësuar grumbullimin e mbeturinave në Ferizaj dhe vendet përreth. Funksionimin e kompanisë publike e bllokoi greva, por grevën […]

Grevë me nënshkrime të falsifikuara. Ka disa ditë që ka përfunduar greva e punonjësve të Kompanisë Regjionale për Mbeturina “Partërtia” në Ferizaj.

Kjo grevë që nisi në mesin e muajit janar, e bllokoi operimin e kompanisë duke pamundësuar grumbullimin e mbeturinave në Ferizaj dhe vendet përreth. Funksionimin e kompanisë publike e bllokoi greva, por grevën e mundësoi edhe përkrahja politike e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj.

Një video të cilën e ka siguruar Gazeta Blic, tregon se si asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Yllka Neziri shihet para hyrjes së objektit të KRM “Pastërtia” duke falsifikuar nënshkrimet e punonjësve që nuk shkojnë në punë.

VIDEO KËTU

Pamjet e shfaqin asamblisten derisa i hedh nënshkrimet e paraqitjes në punë në emër të punëtorëve grevistë që nuk shkojnë fare në punë. Ajo vendos me shpejtësi nënshkrimet në emër të punëtorëve të KRM “Pastërtia” mbi një tavolinë pranë një objekti në hyrje të kompanisë, tregojnë pamjet.

Video është regjistruar në fund të muajit janar. Derisa përfaqësuesja politike e LVV-së firmoste në emër të punëtorëve grevistë, Vetëvendosje në Ferizaj e shfrytëzonte mbushjen e bërllokut në qytetin e Ferizajt për të goditur politikisht pushtetin lokal të PDK-së.

“Sot qytetarët e Ferizajit nga të gjitha lagjet e fshatrat e deri në kufijtë më të skajshëm administrativ të tij, nga Gërlica e Rakaj në Bablak e Tërrn; nga Dardania e Zllatari në Nerodime, Greme e Gaçkë e deri në zemrën e qendrës së qytetit nga Lagja e re na kanë dërguar fotografi të tmerrshme nga grumbullimi i mbeturinave tash e ca ditë të cilat edhe po i ndajmë bashkë me ju!”, shkruante LVV – Dega në Ferizaj në një reagim në javën e parafundit të janarit.

“Ndërkaq kryetari i komunës si një struc fshehë kokën prapa një propagande mediale të paparë më herët duke e kamufluar paaftësisë e tij minimale për të menaxhuar me ndërmarrjet publike”.

Përpos Ferizajt, edhe komunat e Kaçanikut dhe Shtimes marrin shërbime nga kompania “Pastërtia”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?