Arrestohet një shtetas serb në Jarinjë, dyshohet se është pjesëtar i xhandarmërisë serbe

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një shtetas serb në pikën kufitare të Jarinjës. Siç shkruan mediumi lokal në veri, KoSSev, bëhet fjalë për një pjesëtar të xhandarmërisë serbe. Ndalimi ka ndodhur rreth orës 09:00, kur A.Ç, me banim në Kosovë, ka ardhur në pikën kufitare në Jarinje nga drejtimi i Serbisë. Zëvendëskomandanti i Policisë së […]
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një shtetas serb në pikën kufitare të Jarinjës.
Siç shkruan mediumi lokal në veri, KoSSev, bëhet fjalë për një pjesëtar të xhandarmërisë serbe.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani tha se në këtë pikë kufitare, gjatë kontrollit të dokumentacionit nga zyrtarët e Policisë së Kosovës, ka dalë njoftimi se A.Ç. ishte në “listë ndalimi”.
I arrestuari më pas u transportua në Mitrovicën e Jugut për t’u marrë në pyetje.












