Arrestimi i zyrtarëve të ATK-së në Zveçan, në veturë u gjetën barna pa dokumentacione

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e dy zyrtarëve të Administratës Tatimore të Kosovës në Zveçan. Sipas njoftimit, ata janë arrestuar pasi në veturë u janë gjetur barna me banderolë të Serbisë, për të cilat nuk posedonin dokumentacione. “Patrulla policore në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, tek ura e Bistricës në një pikë kontroll ka ndalur […]
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për arrestimin e dy zyrtarëve të Administratës Tatimore të Kosovës në Zveçan. Sipas njoftimit, ata janë arrestuar pasi në veturë u janë gjetur barna me banderolë të Serbisë, për të cilat nuk posedonin dokumentacione.
“Patrulla policore në magjistralen Mitrovicë-Leposaviq, tek ura e Bistricës në një pikë kontroll ka ndalur veturën me targa zyrtare, pronë e Administrata Tatimore të Kosovës të cilën e drejtonte personi L.P. zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK-së) dhe së bashku me të ishte edhe një pasagjeri T.J. po ashtu zyrtar i ATK-së. Gjatë kontrolli të veturës në fjalë në bagazhin e veturës janë gjetur një sasi e barnave të ndryshme me banderola të Serbisë, për të cilat nuk posedonin dokumentacione”, thuhet në njoftimin e Policisë.
L.P. është ndaluar për 48 orë, ndërsa pasagjeri T.J. është liruar.
Personi i ndaluar dyshohet për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “kontrabandë të mallrave”.












