Arrestimi i aktorëve kosovar në Shqipëri, Koci i reagon ministrit Balla: S’mund t’i nxisni kosovarët kundër uniformave blu

Avokati, Arianit Koci, i ka reaguar ministrit të Brendshëm të Shqipërisë Taulant Balla, lidhur me deklaratat e tij për arrestimin e aktorëve kosovar në Shqipëri. Balla ka thënë se kanë nisur hetimet lidhur me ndalimin e një grupi nga Kosova që u ndaluan nga Policia e Shtetit si të dyshuar për “trafikim të tritolit”. Balla […]
Balla ka thënë se kanë nisur hetimet lidhur me ndalimin e një grupi nga Kosova që u ndaluan nga Policia e Shtetit si të dyshuar për “trafikim të tritolit”.
Balla ka shprehur keqardhje sepse “në vend të mirëkuptimit për faktin se ky operacion rezultoi në kapjen e 203 kallëp tritoli, nxitet keqkuptimi dhe mllefi kundër uniformave blu të Republikës së Shqipërisë”.
Avokati, Arianit Koci, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit Balla ku ka thënë se para se të deklarohet lidhur me pretendimet e artistëve të trupës së përfshirë padrejtësisht në operacionin e sukseshëm policor, kishte me qenë mirë t’i pret rezultatet e hetimeve.
Ndërsa ka thënë se aktorët u arrestuan padrejtësisht
Koci thënë se kosovarët askush s’mund t’i nxis kunder uniformave Blu.
“Asnjëherë, në asnjë rast dhe nga askush, neve kosovarëve nuk mund të na nxis “keqkuptim dhe mllef kundër uniformave blu” – siç po thuani ju. Nëse keni harruar, me respekt më duhet t’iu rikujtoj që ne Shqipërinë e duan sa Kosoven. Rrjedhimisht edhe uniformat blu”, ka shkruar Koci.
Reagimi i plotë:












