Albin Kurti përfaqëson sot Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së?

Albin Kurti përfaqëson sot Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së?

Sot pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me fillim nga ora 21:00, ku temë diskutimi do të jetë gjendja në Kosovë. Kjo seancë është thirrur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe nga drejtori i ashtuquajturës “Zyre për Kosovë”, Petar Petkoviq. Kosova në Këshill të Sigurimit, më parë është përfaqësuar […]

Sot pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së me fillim nga ora 21:00, ku temë diskutimi do të jetë gjendja në Kosovë. Kjo seancë është thirrur nga presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe nga drejtori i ashtuquajturës “Zyre për Kosovë”, Petar Petkoviq. Kosova në Këshill të Sigurimit, më parë është përfaqësuar nga presidentja Osmani dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla. Megjithatë, siç ka mësuar Periskopi, këtë radhë Kosova pritet të përfaqësohet nga vetë kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Gjatë ditë së djeshme, Periskopi ka dërguar pyetje në Presidencë dhe në Qeveri në lidhje me pjesëmarrjen e Kurtit në KS të OBK-së, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Në kërkesën e dorëzuar, Serbia e përshkruan vendimin e Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb për pagesa, si vendim të jashtëligjshëm, duke vlerësuar se ai është “vazhdimësi e masave të dhunës brutale fizike dhe institucionale ndaj serbëve”, dhe sipas Beogradit, qëllimi është “spastrimi etnik dhe zhdukja e popullatës serbe”.

Kujtojmë se ndërkombëtarët kanë kërkuar që Kosova të shtyjë zbatimin e vendimit të BQK-së – sipas së cilës, euro është valuta e vetme për pagesat, që nënkupton ndalimin e përdorimit të dinarit serb.

Gjatë ditës së djeshme “një kamion me dinarë” i dërguar nga Banka Qendrore e Serbisë është ndaluar në kufi. Për këtë ka reaguar edhe zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ku tha se Serbia po synon krijimin e tensioneve në Kosovë.

Deri më tani, dinarët janë dërguar në Kosovë nga Serbia përmes Bankës Kombëtare të Serbisë, e cila ka një kasafortë në Leposaviq, komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?